Ka ndodhur

Laboratori i kanabisit në Kurbin, burg për nipin e kreut të Kadastrës

Një 24-vjeçar, Vranicki Hisku, i arrestuar pak ditë më parë pas zbulimit të laboratorit të drogës në Gjorm të Kurbinit është lënë në burg nga Gjykata e Kurbinit.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në bueg” me afat 45 ditë, deri në administrimin e rezultateve të ekspertimeve dhe mbrojtjes nga i akuzuari.

Në laboratorin për kultivimin e lëndëve narkotike të zbuluar katër ditë më parë, është i përfshirë edhe drejtori i Kadastrës, Edmond Stojani, daja i 24-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Zyrtari i shtetit kishte marrë këtë magazinë me qira në fshatin Gjorm, katin e dytë të së cilës e kishte kthyer në laborator droge.

Gjatë aksionit “Gjorm 2021” u sekuestruan 205 rrënjë kanabis dhe pajisjet që shërbenin për kultivimin e tyre, ndërsa u kap vetëm djali i motrës së Stojanit, Vranick Hisku.

Po ashtu, gjatë operacionit, janë sekuestruar një armë zjarri pushkë me dylbi e montuar dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë