Ka ndodhur

Laboratori i drogës në Lushnjë, arrestohen edhe 2 punonjës të OSHEE

Operacioni policor që zbuloi në një ndërtesë në fshatin Krutje të Lushnjës, një ambient të përshtatur si laborator për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba, çoi në pranga edhe dy punonjës të OSHEE-së.

Policia bën me dije se në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Mario Çela, 40 vjeç, banues në Lushnje, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Ervin Rista, 45 vjeç, banues në Tiranë, Lirim Serdani, 54 vjeç dhe Igli Borova, 27 vjeç, banues në Fier.

Në njoftimin e policisë thuhet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përshtatur ambientin e një ndërtese në pronësi të shtetasit E. R., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit Mestan Zoto, 64 vjeç, banues në fshatin Ardenicë dhe Vilsi Liçi, 23 vjeç, banues në fshatin Gorre.

Ata janë punonjës të kompanisë OSHEE, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën, (duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë