Ka ndodhur

Durrës, zbulohet një serë kanabisi në papafingon e marrë me qira

Një 62-vjeçar në Durrës është vënë në pranga, pasi banesën që kishte marrë me qira, e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar "Papafingo", arrestoi shtetasit P.Ç.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e marë me qira (papafingo), në lagjen nr. 13, Durrës, u konstatua se e kishte përshtatur banesën, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, dy punonjës të OSHEE-së,  (E.E., 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe S.D., 38 vjeç banues në Durrës), pasi sipas policisë, nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë narkotike canabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë