Politike

Kuvendi voton sot buxhetin dhe emërimin e anëtarit të pestë në Kushtetuese

Kuvendi mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, që ashtu siç është paralajmëruar pas mbledhjes së fundit të Konferencës së Kryetarëve nuk do të mbyllë punimet për këtë vit.

Në rend të ditës kryesoret janë dekretet e Presidentit Ilir Meta, që ka kthyer për rishqyrtim ligjin për buxhetin e shtetit dhe ndryshimet në ligjin për Metrologjinë.

Meta e ka kthyer buxhetin 2021 me argumentimin se në të nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë, pasojat e saj shëndetësore, sociale dhe ekonomike.

Ligji tjetër i kthyer nga Meta është ai për metrologjinë. Presidenti e ka vlerësuar si antikushtetues dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut përmes një letre që të hetojë nismën në tërësi dhe autorët që qëndrojnë pas kësaj nisme.

Në rend të ditës është edhe votimi i Altin Binajt si anëtar i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Binaj është i vetmi emër i dorëzuar në Kuvend nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë