Politike

Kuvendi i PD, Ristani: U fsheh e vërteta si struci kokën

Arben Ristani e cilëson mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike si përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe problemet që ka sot opozita.

“Drejtuesit e PD zhvilluan dje "Kuvendin" për të analizuar vjedhjen e kundërshtarit, duke mos gjetur forcën, kurajon dhe përgjegjshmërinë për të analizuar veten. Fshehja nga e vërteta me metodën e strucit, nuk do i çojë larg”, komentoi shkurt në rrjetet sociale ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Ristani e mbyll reagimin e tij të shkurtër duke thënë se vendi sot ka nevojë ulëritëse për opozitë të vërtetë dhe alternativë të besueshme.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD është një prej emrave që u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, si dhe strukturave të reja drejtuese të partisë, zgjedhja e të cilave kulmoi ditën e shtunë me votimin për emrat e 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Rezultatet për anëtarët e këtij Këshilli pritet që të publikohen këtë të diel. Të shtunën, Jemin Gjana tha se kanë votuar rreth 70 për qind e delegatëve të Kuvendit Kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë