Politike

Kuvendi/ Gjashtë interpelanca në rend dite

Nga Gazeta ‘Si’- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare këtë të enjte, 11 qershor. Në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca dhe diskutime me anëtarë të qeverisë.

Pritet një interpelancë me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj dhe një tjetër me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, të kërkuara nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, është parashikuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj, si dhe interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Në rend dite janë po ashtu dy interpelanca me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, të kërkuara nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Në seancën e shkuar, tensionet mes opozitës dhe mazhorancës ishin të forta sa i takon investimeve të huaja në vend dhe projektit për Zvërnecin. Ky i fundit ka qenë ‘kryefjalë’ prej afro dy javësh tanimë, ndërsa ka bërë që mijëra qytetarë të dalin çdo ditë për të protestuar poshtë zyrës së kryeministrit Rama.

Dita e djeshme shënoi të 11-ën herë radhazi që qytetarët kërkuan anulimin e atij projekti dhe përsëritën një sërë kërkesash të tjera, ku të parën rendisin dorëheqjen e Ramës dhe ministrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë