Menaxhim

Kushtet e kreditimit për bizneset dhe individët vazhduan të përmirësohen. Kryeson kredia për banesa

Banka e Shqipërisë ka raportuar se në tremujorin e fundit të vitit 2021 vazhdoi lehtësimi i kreditimit për biznese dhe individë, kryesuar nga ato për blerjen e banesave.

Vrojtimi nga BSH, që kryhet në formën e një ankete me bankat tregtare në Shqipëri, tregon se rritja e treguesve të besimit, konsumit dhe gjallërimi ekonomik kanë ndikuar në kërkesë-ofertën e përmirësuar për kredi.

Sipas bankave, është rritur tepër kreditimi për bizneset e mëdha gjatë tremujorit të fundit 2021, me  qëllim  financimin  e  investimeve  të planifikuara, si dhe mbulimin e nevojave për likuiditet.

Kreditë e refuzuara ranë në numër, por kreditimi për individë vazhdon të jetë i fragmentuar, vetëm për blerje banesash, ndërsa ato konsumatore kanë pësuar rënie. Sipas gjykimit të bankave, rritja e kërkesës për kredi nga individët i atribuohej nevojave më të larta për financimin e blerjes së banesave dhe të konsumit, zhvillimeve aktuale e të pritura në tregun e banesave, përmirësimit të besimit konsumator, si edhe nivelit të normave të interesit.

Për vitin 2022, bankat e nivelit të dytë presin lehtësim të mëtejshëm të standardeve të kreditimit për biznese dhe individë. Kërkesa pritet të jetë më e lartë dhe me bazë më të gjerë të qëllimit të përdorimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë