Analize

Kush janë liderët e rinj që do të udhëheqin Bashkimin Europian

Pas një samiti maratonë, liderët e shteteve dhe qeverive të BE-së, arritën marrëveshje për emërimin e drejtuesve të institucioneve kryesore evropiane.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen, do të jetë tanimë presidentja e re Komisionit Europian, ndërsa kryeministri i Belgjikës, Charles Michel do të jetë presidenti i ri i Këshillit Evropian. Pasuesi i Federica Mohgerinit për të kryesuar politikën e Jashtme të BE-së është emëruar ministri i Jashtëm spanjoll, Joseph Borell.

Po ashtu parlamenti Eyropian, zgjodhi ligjvënësin socialist italian, David Sassoli, për president të tij për dy vjet e gjysmë. 63-vjeçari u zgjodh pas dy raunde votimesh në sesionin e parë të punës së parlamentit që doli nga zgjedhjet e muajit maj.

Kush është presidentja e re e Komisionit Europian

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen, doli papritur si një emër kompromisi për presidenten e ardhshme të Komisionit Europian, pas këmbënguljes së Partive Popullore Europiane për të vënë në krye të ekzekutivit të BE-së nngë zyrtare nga anët e tyre. Ajo është një nga njerëzit më të afërt të kancelares gjermane Angela Merkel dhe një nga figurat që gëzon mbështetje të madhe në mesin e vendeve anëtare.
Ursula von der Leyen do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë institucionin kryesor evropian, i cili do të ketë në dorë fatin e Ballkanit Perëndimor për 5 vitet e ardhshme.

Ajo është një mbështetëse e fortë e lidhjeve të forta euro-atlantike por edhe zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, duke e konsideruar Ballkanin Perëndimor si pjesë të patjetërsueshme të familjes europiane.

Ashtu si nominimi i saj i papritur për postin më të lartë të BE-së, emërimi i von der Leyen si ministre e mbrojtjes në vitin 2013, pas muajsh bisedimesh të tensionuara, erdhi gjithashtu si një surprizë për shumë njerëz.

Nëna e shtatë fëmijëve ka lindur në vitin 1958 në Bruksel, ku babai i saj, Ernst Albrecht, ka shërbyer si anëtari i parë gjerman i Komisionit Evropian, i cili në atë kohë sapo ishte krijuar.

Von der Leyen studioi ekonomi të Londër dhe mjekësi në Hanover para se t’i hynte karrierës politikë kur familja e saj u kthye në Saksoninë e Ulët. Si aleate e ngushtë e kancelares Angela Merkel, ajo ka qenë anëtare e partisë konservatore CDU që nga viti 1990.

Pasi shërbeu si ministre e Çështjeve Familjare që nga viti 2005, kritikët prisnin që ajo të tërhiqej dalëngadalë nga skena politike, ashtu si të gjitha ministret që kishin mbajtur ketë post para saj.

Për Von der Leyen, e cila flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe frënge, ky post ishe një trampolinë për një karrierë të shkëlqyer politike, duke e bërë Presidenten e ardhshme të KE-së femrën e dytë më të pushtetshme në Gjermani pas kancelares Merkel.

E hedhur poshtë si një peshë e lehtë, ajo mori përsipër ministrinë e mbrojtjes si gruaja e parë në këtë pozitë. Von der Leyen u konsiderua gjithashtu si një pasuese e mundshme e Merkelit, por nuk kishte aq pushtet brenda partisë së CDU për të marrë mbështetjen e
tyre.

Një "europiane e bindur" dhe një mbështetëse e vendosur e Ballkanit Perëndimor, ashtu si mentorja e saj politike (Merkel), Von der Leyen e gjen veten tanimë vete në mesin e figurave të shquara që kërkojnë që BE-ja të ketë një rol më të fortë në politikën e jashtme dhe për zgjerimin e unionit.

Në një vizitë në Shkup, vjeshtën e kaluar, Von der Leyen shprehu mbështetjen e të gjithë qeverisë Federale për vazhdimin dhe zhvillimin e perspektivës evropiane të vendeve të rajonit, duke shtuar se Europa dhe bota po përballen me sfida të mëdha, për të cilat zgjidhja e vërtetë është bashkëpunimi euroatlantik.

" Unë kam kërkuar gjithmonë një Europë të bashkuar dhe sot dua t’ju them se ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë Evropën bashkë me ju ", tha ajo.

Presidentja e re e KE-së gjithashtu është e interesuar të ketë bashkëpunim më të ngushtë ushtarak brenda bllokut. Dy javë më parë, në prani të presidentit francez Emmanuel Macron, në prag të stërvitjes më të madhe ajrore në botë, së bashku me kolegët e saj nga Franca dhe Spanja, ajo nënshkroi një marrëveshje trepalëshe bashkëpunimi për të ndërtuar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme .

Sipas burimeve të qeverisë franceze, ishte Macron ai që e propozoi Von der Leyen për kryesimin e Komisionit Europian, pasi ai e kishte njohur atë gjatë ceremonisë së nënshkrimit, pavarësisht dallimeve midis Parisit dhe Berlinit mbi çështjet konceptuale për një të ardhme të përbashkët.

Megjithatë, si ministre e Mbrojtjes ajo u përfshi në disa skandalet e brendshme për shkak të blerjes së disa avionëve të vjetruar dhe nëndetëseve të paoperueshme. Vetëm javën e kaluar, dy avionë ajrorë gjermanë u përfshinë në një përplasje gjatë një stërvitje ushtarake mbi Gjermaninë veri-lindore.

Josep Borrell dhe ministri i Jashtem serb

Kush do të pasojë Federica Mogherinin?

Ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrell eshrë emëruar për postin e shefit të politikës së jashtme të BE. 72-vjeçari ka qenë në politikën spanjolle dhe evropiane që nga vitet 1970.

Para se të hyjë në politikë Borrell studiuar inxhinieri aeronautike në Madrid dhe në SHBA. Ai hyri në politikë në vitin 1979 si këshilltar, përpara se të emërohej në një post në ministrinë e ekonomisë dhe më pas kryeministër. Ai u emërua kryetar i Parlamentit Europian në korrik 2004 dhe mbajti postin deri në janar 2007.

Por përfaqësuesi i emëruar i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme vjen nga një nga vendet më të fuqishme të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke dëmtuar kështu edhe të ardhmen e dialogut Beograd-Prishtinë. Nëse konfirmohet, Borrell,do të pasojë Federica Mogherinind dhe rrjedhimisht do të udhëheqë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në mars të këtij viti, Borrell ka qëndruar në Beograd, ku ka thënë se Spanja ka qenë kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe se ajo nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Serbisë, kur bëhet fjalë për Prishtinës.

Po ashtu, në gushtit të vitit 2018, Borrell është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë në vija etnike. Siç transmeton agjencia spanjolle e lajmeve EFE, Borrell u ka thënë gazetarëve se “Europa nuk është ndërtuar për të krijuar njësi monolite dhe homogjene mbi çështjet e kulturës dhe etnisë, por për të ndihmuar njerëz të ndryshëm të jetojnë së bashku".
I pari që ka komentuar për emërimin e Borrellit si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçicc, duke e cilësuar si një lajm të mirë për vendin e tij.
"Emërimi i spanjollit Josep Borrell si përfaqësues i lartë i BE-së për politikën e jashtme është një lajm i mirë për ne, por situata mbetet e vështirë.", tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.

Kush është presidenti i ri i Këshillit të BE-së?

Chardes Michel

Kryeministri belg Chardes Michel mund të jetë një zgjedhje e papritur për kryesimin e Këshillit të Europës nga Donald Tusk, por e përshtatshme.

Dhjetë vjet pas Herman van Rompuy, Belgjika po merr sërish një post të lartë europian me Michel që pritet të zëvendësojë Tusk më 1 dhjetor.

"Charles Michel do të jetë lideri ideal për gjetjen e konsensusit dhe ndërtimin e unitetit midis Shteteve Anëtare", tha Tusk pas përfundimit të bisedimeve.

43-vjeçari shihet si një drejtues i ftohtë dhe largpamës në një vend të ndarë nga gjuha, pasuria dhe politika. Ai është djali i Louis Michel, një prej komisionerëve më të njohur belg në Komisionin Europian. Ai hyri në politikë si një këshilltar në moshën 18 vjeçare, pas studimeve në Bruksel dhe Amsterdam.

Që atëherë, ai është bërë një nga figurat kryesore të liberalëve dhe ishte kryetar i partisë dhe ministër që në moshën 25 vjeç.

Sistemi politik belg kërkon që një qeveri të përbëhet nga parti që duhet të vijnë nga rajone të ndryshme gjuhësore, një proces që kërkon kompromise të mëdha dhe që në të kaluarën e lënë Belgjikën muaj të tërë pa qeveri. Në 2010, kriza politike bëri që Belgjika të qëndrojë 353 ditë pa qeveri. Megjithatë, ekspertët thonë se Michel është një lider kompromisi dhe një negociator i fortë.

Michel ka ndërtuar një rrjet të fortë pro-euuropian duke zhvilluar marrëdhënie personale me shumë homologë të tij të BE-së falë vizitave zyrtare ose darkave private pas samiteve të BE.

Së bashku me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel dhe me kryeministrin holandez Mark Rutte, ai ka formuar një treshe udhëheqësish liberalë duke formuar një aleancë për çështjet kryesore europiane si Brexit.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një konferencë shtypi të martën se me Michel është presidenti që i duhet Këshillit të BE-së për të reformuar projektin evropian.

"Michel është një europian i vërtetë, për më tepër vjen nga një vend anëtar i eurozonës dhe zonës Shengen", tha Macron. Në fakt, Michel ishte një nga liderët e parë të BE-së që u përgjigjej të Europës Lindore ndaj ndarjes së barrës mbi emigracionin duke sugjeruar se BE po shkonte drejt ndarjes.

Christine Lagarde

Kush është drejtoresha e re e Bankës Qendrore?

Christine Lagarde është zgjedhur si pasuesja e Mario Draghi si president i Bankës Qendrore Europiane (ECB).

Për Lagarde, udhëheqja e BQE-së ka pak të përbashkëta me detyrën e parë publike si avokate në vitin 2007 kur Franca udhëhiqej nga qeveria e Nicolas Sarkozy.

Ajo u bë mjaft e njohur si Ministre e Ekonomisë, gjatë krizës së euros, kur i kërkoi hapur qeverisë greke të paguante taksat, duke shkaktuar reagime të forta në mesin e vendeve anëtare.

Por ishte marrëdhënia e ngushtë me Sarkozy ajo që e favorizoi për postin se Drejtoreshës së Fondit Monetar Ndërkombëtar. Emërimi i saj në FMN dukej i çuditshëm në atë kohë, sepse institucioni ishte qenë kryesuar nga ekonomistët. Ajo u riemërua më vonë në vitin 2016, pjesërisht për shkak të menaxhimit të krizës greke dhe peshës politike që kishte mbi vendet anëtare.

Mandati i saj për të udhëhequr BQE-në fillon më 1 nëntor dhe do të shënojë herën e parë që BQE-ja do të udhëhiqet nga një grua. Por më e rëndësishmja, do të jetë hera e parë që BQE kryesohet nga dikush pa përvojë paraprake si bankiere.

Franca ka drejtuar tashmë institucionin gjatë mandatit dy-vjeçar të Jean-Claude Trichet, i cili më parë ishte drejtor i Bankës së Francës.

Megjithatë, e kaluara e saj mund të jetë shkak për shqetësim midis partnerëve evropianë. Në vitin 2008 dhe 2009, kur ajo ishte ministre e ekonomisë dhe financave, arkëtarët francezë përjetuan grabitjet më të këqija ndonjëherë gjatë mashtrimit të TVSH-së në tregun e karbonit. Më shumë se 5 miliardë euro kaluan nga xhepat e ministrisë së saj në xhepat e mafiozëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë