Njerez

Kush janë gratë e suksesshme që i tregojnë botës vetëbesimin e tyre?

Të mërkurën e fundit të shtatorit, mbi 2.000 gra u mblodhën në Radio City Music Hall në qytetin e New York-ut për  të folur për të drejtat e grave.

Veprimtaria ishte një zgjerim i iniciativës së grave për lëvizjen “JPMorgan Chase”, një program gjithë përfshirës global, që nxit gratë për të ndërtuar karrierën e tyre dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre financiar. Gra nga industri të ndryshme morën pjesë në skenë, dukë përfshirë një balerinë kryesore, pedagoge të shkollës së biznesit, autorë, drejtuese të larta, sipërmarrëse dhe avokate të drejtave të njeriut. Secila prej tyre foli për një sërë temash që prek gratë në karrierën e tyre. Shumë nga perspektivat e tyre u mbivendosën duke zbuluar disa të vërteta thelbësore rreth punës së rëndësishme që gratë bëjnë për të mbështetur njëra-tjetrën. Këtu janë disa gjëra të rëndësishme nga diskutimi i ditës.

“Është në rregull të përjetosh sindromën e mashtruesve, përdoreni atë në avantazhin tuaj".

Sofia Amoruso, CEO e “Girlboss” dhe themeluesja e “Nasty Gal” shprehet se i di të gjitha rreth “sindromës së mashtrueseve”. Ajo foli se si vendimi për të braktisur kolegjin e biznesit bëri që ajo të gjejë vetën dhe të kuptojë se çfarë karriere dëshiron ti kushtojë jetën e saj.

Sofia Amoruso

“Unë ndonjëherë mendoj se nuk i përkas kësaj bote, nuk jam e diplomuar dhe jam ndryshe nga të tjerët”, tha ajo.

Në vend që të kufizohet nga dyshimi, Amoruso gjen fuqinë për të arritur atë që dëshiron dhe të inkurajojë edhe gratë e tjera. “Vendoseni veten në qendër të vëmendjes, gjithë kohës mendoni  veten në vendin që dëshironi të jeni,” tha ajo.

Nëse kthehen këto ndjenja dyshimi, ju nuk duhet të tundoheni, duhet të jeni të vendosur për të vazhduar. Ju duhet të inkurajoni veten për të ecur përpara,” shton  Amoruso.

Tayna Van Court themeluese dhe shefe ekzekutie e platformës Goalsetter shprehet se është bazuar gjatë gjithë jetës së saj të jetë një femër e arrirë në karrierë. Gjatë periudhës së papunësisë, ajo tregoi përvojat e saj asokohe dhe vuri në dukje se është e zakonshme që gratë profesionale në çdo nivel të përballen me të. Këshilla e saj për gratë që luftojnë, është që të mos e humbin kurrë  vetëbesimin.

"Gjatë gjithë kohës vlerësoni veten tuaj. Mendoni se nëse ata nuk do të ju poshtëronin, nuk do ta kishit arritur qëllimin tuaj,” tha ajo

Tayna Van Court dhe Reana Bluit

Reana Bluit, një konsulente PR shkrimtarë dhe regjisore, gjithmonë pret që të kalojë një sfidë tjetër në karrierën e saj. Kjo është e vërtetë, sepse pasi mbaron një projekt ajo dëshiron gjithmonë të realizojë një tjetër. Gjatë gjithë kohës do të jetë e angazhuar me punë. Kur po  prodhonte filmin e saj të ri dokumentar të titulluar, “Ajo e bëri këtë”, e cila tregon histori rreth themeluesve femrave me ngjyrë në të gjithë vendin, ajo tregon se gjatë gjithë kohës ishte entuziaste për përfundimin e filmit.

“Kur xhironim unë mendoja gjatë gjithë kohës se nuk mund të prisja deri sa të realizohej filmi dhe kur mbaruam, mendoja kur do të nis një projekt tjetër. Unë shikoj gjithmonë për një sfidë tjetë,” tha ajo.

“Kjo lloj dëshirë për sukses në të ardhmen mund të ndihmojë gratë të përparojnë në karrierën e tyre. Qëndrimi i shtyrë dhe i motivuar ka të bëjë me faktin, se si ne e shtyjmë veten në nivelin e ardhshëm, por nuk duhet të bëhemi shumë të fiksuar për të ardhmen dhe të harrojmë të shijojmë sukseset që kemi aktualisht dhe ti japim vetes ankth nuk jemi mjaft të suksesshëm. Kur bëni gabime edhe do të mësoni prej tyre.

Lauren Lovette, balerinë kryesore dhe koreografe në shkollën e baletit në New York e kujton ende se sa e turpëruar ishte kur hasi një pengesë në karrierë 10 vjet më parë.

“Kur isha 17 vjeçe unë nuk fitova bursën për të shkruar në universitet dhe i’u riktheva përsëri shkollës", tha ajo. Pa një diplomë universitare, ajo nuk do të mund të gjente asnjë vend pune.

“Tani ajo kohë është thjesht një kujtim i keq i jetës sime dhe ëndrrave të mia. Ndonjëherë gjërat ndodhin për një arsye”, tha Lovette

Lauren Lovette dhe Mariana Lake

Marianne Lake, anëtare e JPMorgan Chase, përballet ende me pengesa në punën e saj të përditshme. Për të, taktika më e mirë është të dëgjosh të tjerët kur thonë se mund të keni bërë një gabim dhe ta zotëroni atë. Ajo shtoi se dështimi, megjithëse është i vështirë kur ndodh, është një tregues se si të ecni përpara.

"Ju duhet të dështoni në disa gjëra dhe më pas të përmirësoheni," tha ajo.

"Investoni për karrierë dhe jo vetëm me para", shton ajo.

Stacey Friedman zëvendës presidente ekzekutive dhe këshilltare e përgjithshme për JPMorgan Chase tha se, në mënyrë që gratë të ndjehen të barabarta në vendin e punës, ato kanë nevojë për t’u inkurajuar. Një mënyrë për të ushqyer rritjen e karrierës është përmes inkurajimit nga persona që kanë hasur vështirësi.

“Kjo është diçka që punonjësit të cilët nuk kanë eksperiencë mund të kërkojnë nga udhëheqëset e tyre,” shton ajo.

Por kjo gjë nuk duhet të ndalet vetëm me inkurajimin. Gratë mund të përdorin çdo lloj fuqie dhe ndikimi që kanë për të vepruar në mënyrën e duhur për fuqizimin dhe avancimin e femrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë