Ne rrjet

Kush janë agjentët më të rrezikshëm

Agjencia ruse e inteligjencës ushtarake GRU, është kthyer sërish në terren. Dhjetë vjet më parë ajo preku fundin por tanimë është kthyer në armën kryesore të Putinit, për shkak të fleksibilitetit dhe agresionit.

GRU është akuzuar për komplot kundër Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike (OPCË), e cila është duke hetuar sulmin ndaj ish-agjentit rus në Britani. Këtë vit, Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) paditi shtatë spiunë rusë të GRU-së mbi rrjedhjen e informacioneve për testet e drogës të atletëve olimpikë. Operatorët e GRU-SË janë akuzuar gjithashtu për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Dhe kanadezët kanë konfirmuar se shkeljet në Agjencinë Botërore të Anti-Dopingut janë kryer nga inteligjenca ruse. Shumë operativë të GRU-së po emërohen tanimë si agjentët më të rrezikshëm të planetit.

GRU nuk ëhstë shumë e përhapur por dhe ka një liri më të madhe veprimi sesa agjencitë e inteligjencës britanike ose amerikane. Agjentët e GRU-së kryejnë “detyra të pista” që fillojnë nga grushtet e shtetit deri tek vrasjet shtetërore. Por ata janë angazhuar gjithashtu edhe në operacione kibernetike.


Agjentët e GRU-së 

Lufta e Ukrainës i dha GRU-së mundësinë për t’u ringritur. Ishte një luftë ideale për një spektër të gjerë veprimtarish, duke filluar nga fermentimi i dhunës, organizimi i protestave popullore, ndërhyrjet kibernetike, infiltrimi dhe përmbysja e shtetit. Mbi të gjitha, operacioni i aneksimit të Krimesë demonstroi se GRU-ja ishte kthyer në një agjenci politike spiunazhi.

Sipas ish-drejtorit Nikolai Patrushev, pas ardhjes të Presidentit Putin, GRU-ja gëzon statusin e një “fisnikërie të re”. Agjencia është financuar bujarisht dhe është imune ndaj mbikëqyrjeje qeveritare për të vepruar kundër armiqve të vërtetë të Kremlinit. Gjithashtu, Putin vuri në dispozicion burime njerëzore, gjeneralë dhe kolonelë, për plotësimin e pozicioneve të rëndësishme brenda agjencisë. Brenda një periudhe të shkurtër kohore. Agjencia u bë, siç e përshkroi Irina Borogan në vitin 2010, elita e vërtetë e vendit. Gjatë viteve të para në detyrë, si ish-oficer i KGB-së, Putin ka ndryshuar decentralizimin e shërbimeve të inteligjencës ruse, duke e përqëndruar të gjithë pushtetin brenda FSB-së dhe duke lejuar personelin e agjencisë të pasurohej dhe të kishte ndikim të madh politik. Putin shpresonte se do t’i kthente shërbimet e inteligjencës në një klasë e re politike që do të ishte besnike ndaj Kremlinit dhe do të kishte një rol të rëndësishëm nëë stabilitetin e regjimit dhe të kontrollonte ambiciet e oligarkëve të fuqishëm të Rusisë.

Vladmir Putin

Në gusht të vitit 2015, Putini rrëzoi ish-aleatin e tij Vladimir Yakunin, një nga oficerët më të njohur të KGB-së. Rreth kësaj kohe, Putini gjithashtu pushoi së përdoruri GRU-në si një bazë rekrutimi për poste të rëndësishme në qeveri. Qëllimi i këtyre ndryshimeve nuk ishte që shërbimet e inteligjencës të ishin më pak të rëndësishme, por të reduktohej autonomia e tyre. Putini po braktiste kërkimin për një sistem të qëndrueshëm post-sovjetik, në të cilin fisnikëria e re duhej të luante një rol vendimtar. Në vend të kësaj, ai po bënte të qartë se ajo që duhej ishte një instrument, i pastër dhe i thjeshtë, për mbrojtjen e regjimit të tij.

Modeli i ri duket se e ka prejardhjen nga ditët e fundit të Bashkimi Sovjetik, kur KGB-ja mbante elitat nën kontroll (dhe kërcënonte popullsinë) nëpërmjet represionit selektiv, një strategji që lideri më i dashur i Putinit, Yuri Andropov, kishte quajtur “përmirësimi i disiplinës së punës”. Dhe përmirësimi i disiplinës është pikërisht ajo që Putini ka filluar të bëjë. Guvernatorët dhe zyrtarët e kanë gjetur veten në burg për korrupsion, regjizorët, shkencëtarët dhe njerëzit e zakonshëm ndodhen prapa hekurave, të akuzuar se kanë ndihmuar Ukrainën./The Spectator/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë