Ne rrjet

Kush është Karen McDougal, gruaja e dytë që Trump dyshohet se e ka paguar për të heshtur

Një ish-lepurushe e Playboy, ajo do ta kishte takuar ish-presidentin amerikan në vitin 2006 gjatë një feste në pishinë. Mes të dyve lindi një lidhje e fshehtë nëntëmujore

Gazeta Si - Nëntë muaj. Kaq ka zgjatur marrëdhënia mes Donald Trump dhe Karen McDougal, gruaja e dytë që, sipas gjyqtarëve të Nju Jorkut, miliarderi do ta kishte paguar për ta bërë të heshtte për një flirt të supozuar.

E lindur në vitin 1971 në Gary, Indiana dhe e rritur në Michigan, ish-lepurushja e Playboy ka prejardhje skocezo-irlandeze.

Para se të futej në biznesin e shfaqjes, ajo punoi si mësuese në një shkollë fillore. Takimi me miliarderin, sipas asaj që gruaja ka rrëfyer në media të ndryshme ndër vite, ka ndodhur në qershor të vitit 2006 në Los Anxheles, gjatë regjistrimit të një episodi të “reality show”-t të Trumpit, “The Apprentice” në “Mansion Playboy”.

Hugh Hefner, botues i revistës së famshme, kishte organizuar një festë në pishinë për garuesit me dhjetëra vajza “lepurushe”. Në mesin e të ftuarve ishte Karen McDougal, e cila ishte shpallur “Playmate of the Year” tetë vjet më parë.

Presidenti i ardhshëm ra menjëherë në dashuri me të dhe filloi ta shoqëronte. Në kohën kur ajo ishte 44 vjeçe, ai ishte 70 vjeç dhe ishte martuar me Melanian prej më shumë se një viti.

Të dy, sipas versionit të McDougal, organizuan një datë darke. Ata hëngrën biftek dhe pure me patate dhe më pas u izoluan në një shtëpi njëkatëshe private në hotelin Beverly Hills për një natë pasioni.

Në fund të takimit, Trump do të kishte bërë diçka fyese ndaj partneres së tij: t'i ofronte para. "Jo faleminderit, unë nuk jam ajo lloj vajze", do të ishte përgjigjur me nervozizëm Karen McDougal.

Ky është vetëm një nga episodet dhe burimet e shumta informacioni, disa të publikuara dhe rindërtuara nga mediat amerikane (përfshirë "New Yorker"-in) përmes një kryqëzimi të përpiktë të dhënash, dëshmish, postimesh në rrjetet sociale dhe ngjarje publike. Kuadri që shfaqet është ajo e një Donald Trump me një epsh të pakontrolluar.

Pagesa për heshtjen e Karen-it, dyshohet se u bë më 4 nëntor 2016, katër ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kur “American Media Inc.,”, botues i “National Enquirer”, pagoi 150,000 dollarë për të marrë të drejtat ekskluzive për historinë dhe për të detyruar Karen për të mos zbuluar asgjë.

Revista më vonë nuk botoi asgjë. Një praktikë që në gazetari përkufizohet si “kap-dhe-vrit”. Megjithatë, në atë rast, strategjia nuk funksionoi: shumë njerëz, mes tyre miq dhe të njohur të ish-modeles, filluan të flasin për këtë aferë, duke detyruar edhe të interesuarit të dalin hapur.

Sipas rindërtimit të gjyqtarëve, manovra gazetareske u orkestrua nga Trump: David Pecker, president dhe CEO i “American Media”, është një mik personal i ish-presidentit dhe me sa duket nuk ka shtypur asnjë fjalë të vetme pa pëlqimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë