Portofol

Kush e fiton trofeun për tregun imobiliar të luksit në botë?

Londra? Nju Jorku? Parisi? Apo Milano? Ku rriten më shumë çmimet e shtëpive të luksit në botë? Përgjigjja të lë pak të çuditur, por është në sinkron me trendet e mëdha demografike dhe ekonomike botërore. Kryeqyteti i rezidencës së lukist në termat e rritjes së çmimeve, sot është Seuli.

 

Sipas hulumtimit të “Prime global cities index” të Knight Frank, që analizon tregun imobiliar elitar, në fund të marsit 2018, në Seul çmimet e banesave prestigjoze janë rritur me 25% me bazë vjetore të nxitura mbi të gjitha nga kërkesa për zonën Gangnam, duke bërë nul përpjekjet e autoriteteve për të kontrolluar rritjen e çmimeve.

 

Indeksi shpërblen Lindjen e Largët dhe Afrikën e Jugut

 

Indeksi merr në konsideratë 43 vende në të gjithë botën dhe, në nivel global, rezulton një rritje mesatare e çmimeve të banesave të luksit e barabartë me 4,8% në terma vjetorë.

 

Përpos Seulit, trofeun e fitojnë edhe Cape Town në Afrikën e Jugut dhe Guangzhou në Kinë. Qyteti i bukur sudafrikan, lagjjet elitare të të cilit janë gjithmonë e më të kërkuara edhe nga kasta ndërkombëtare e pasur, rezulton me çmime të rritura prej 19,3%, ndërkohë që metropoli kinez ndjek rrjedhën me 16,1 %. Sipas kërkuesëve të  Knight Frank tendenca e Seul është në rritje të vazhdueshme, kurse çmimet e banesave të luksit në dy qytetet e tjera janë në fazë rënieje ose, të paktën po qetësohen.

 

Qytetet europiane

 

Në Europë qytetet që spikasin në lidhje me çmimet në rritje të banesave të luksit janë Berlini, Parisi, Madridi dhe Edinburgu. Qyteti gjerman rezulton të ketë eksperimentuar me një rritje prej 10,9% të çmimeve të banesave elitare duke u renditur në vend të katërt në nivel botëror, me një trend për rritje të mëtejshme. Parisi e ndjek me 10,5% e Madridi me 10,1%, me tendencë të ridimensionimit të rritjes. Edinburgu është duke ngjitur shkallët e klasifikimit të rritjes së çmimit të shtëpive të luksit, me +7,7% dhe me një tendencë gjithmonë e në rritje. Zyrihu shënon një rritje mbi mesataren e indeksit global +6%, me një trend ritjeje. Në Milano dhe Romë nuk është vënë re fenomeni. Çmimet e kësaj kategorie banesash janë në të njëjtin nivel, praktikisht të palëvizshëme me rritje shumë afër zeros dhe me një parashikim të qëndrueshmërisë së mëtejshme.

 

Shkëlqimi dhe rënia e kryeqyteteve të famshme

 

Çfarë po ndodh me ato banesa luksi që në vitet e mëparshme kanë qenë katalizatorë për blerjet e super të pasurëve? Nju Jork shënon një rritje të dobët prej’1% dhe parashikimet flasin po ashtu për rënie të çmimeve të banesave elitare në të ardhmen në afatmesëm, megjithatë, falë dollarit me leverdi, segmenti i luksit pritet të gjallërohet. Londra,për shkak të Brexit, është në zbritje në nivelin 1%, me parashikimet për rënie të mëtejshme. Edhe në këtë rast, analistët e Knight Frank parashikojnë një forcim të segemntit të luksit dalëngadalë në periudhën afatmesme, me stabilizimin e situatës politike dhe ekonomike post Brexit.

 

Delet e zeza të listës rezultojnë të jenë Stokholmi, me një ulje prej 8,4%, Taipei (-7,4%) dhe Shën Petërburgu, në rënie prej 4%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë