Keshilla

Kurrë mos përdorni ujë të vluar për të bërë çaj

Të gjithë kemi pirë çaj dhe përveç sasisë së sheqerit dhe llojit të çajit, mënyra se si e përgatisim është e njëjtë. Ziejmë ujin para dhe më pas bëjmë përgatitjen e çajit.

A është kjo mënyra e duhur?

Sipas Martin Isark, degustator (person që provon ushqimet dhe pijet) kjo mënyrë përgatitjeje është e gabuar.

Martin thotë se nuk duhet të përdorni kurrë ujë të vluar për të bërë çaj pasi do ta bëjë atë të shijojë “jo më i mirë se uji i lakrës”.

Ai shpjegoi për Daily Mail se uji i vluar është përdorur para shumë vitesh kur njerëzit nuk ishin të sigurt a është i ndotur apo jo dhe për të qenë të sigurt, ato e vlonin ujin para se ta pinin apo përdornin për arsye të ndryshme.

Martin tha se tani që të gjithë kemi mundësinë të zgjedhim ujin që pimë, idealja është që vetëm të ngrohim ujin në mikrovalë dhe është gati për të bërë çajin.

"Uji i vluar shkatërron nuancat e dëshirueshme të çajit dhe gjithçka që do ju mbetet është një aromë e fortë e taninës, një antioksidant.” tha Martin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë