Njerez

Kurban Bajrami do të falet nëpër xhami

Myslimanët festojnë në fund të kësaj jave Kurban Bajramin. Deri më tani, vendimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar është ai që të lejohen faljet nëpër xhami, por ashtu si në festën e Bajramit të Madh duke respektuar distancën fizike dhe kushtet e tjera higjieno-sanitare, përfshirë edhe mbajtjen e maskave.

Gazeta “Si” kontaktoi me zëdhënësin e KMSh-së, Agron Hoxha.

“Nëpër xhami, pak a shumë si në Bajramin e kaluar. Duke bërë dizinfektimet . Tani të presim se këto ditë do të qartësohet më shumë, por deri më tani vendimi është që të lejohet nëpër xhami”, deklaroi Hoxha.

Kjo do të thotë se edhe për Kurban Bajram, falja e mëngjesit nuk do të bëhet në sheshe, por vetëm nëpër xhami dhe me numër të reduktuar besimtarësh që do të lejohen brenda ambienteve të mbyllura.

Xhamitë nga ana tjetër po përgatiten për të respektuar masat që kërkohen për parandalimin e pandemisë. Ambientet e tyre do të dezinfektohen, ndërsa në hyrje do të këtë dezinfektant për besimtarët, që nga ana tjetër do të duhet të sjellin me vete sixhadet e faljes.

Festa e Kurban Bajramit është ditën e premte, më datë 31 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë