Analize

Si ia doli Europa të ulë shifrat e të infektuarve nga Covid pas karantinës

Kur vendet e Europës Perëndimore filluan të heqin dorë nga izolimi këtë pranverë, pritej një kapërcim i shifrave nga personat e prekur me Covid-19. Muaj më vonë, kur europianët u dyndën nëpër bare, restorante, plazhe, kjo gjë nuk ndodhi.
Kjo ndodhi kryesim për shkak të ndryshimeve të dukshme në sjelljen shoqërore në pjesën më të madhe të Europës, pas përpjekjeve të gjera të politikëbërsve që bënë publikun më të ndërgjegjshëm. Njerëzit në Europë tashmë janë të përqendruar në tre hapa kur mendojnë për Covid-19, të mbajnë distancë, të përmirësojnë higjienën dhe të vendosin maskën gjithë kohës.
“Njerëzit në Europë e kuptuan se çfarë duhet të bënin. Ata e morën seriozisht gjendjen. Pandemia është trajtuar ndryshe në vende të ndryshme, por askush në Europë nuk thotë që kjo pandemi nuk është agjë, "thotë Ilaria Capua, një virolog italian në universitetin e Florida.
Sipas ekspertëve. Vendet që anashkaluan më së shumti ideologjitë se “Covid-19 është një mashtrim”, të gjithë ndaluan tubimet masive, ndeshjet e futbollit dhe koncertet, të cilat besohen se kanë vepruar si inkubatorë për pandeminë.
Me gjithë shpërthimet e protestave në Ballkan dhe në Spanjën verilindore, numri i infektimeve në vende si Italia, Gjermania dhe Franca vazhduan të binin rastet e infeksioneve pas heqjes së izolimit. Europa ishte qendra e virusit në Mars dhe Prill me pesë vendet më të mëdha që ishin prekur. Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca deri më tani kanë raportuar mbi 1.164 milion infeksione dhe 148,000 vdekje, sipas shifrave të fundit të raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

"Kjo për shkak se ne penguam valën e parë të epidemisë nga shumë qytetarë tanë duke ndryshuar sjelljen e tyre," tha profesori Lothar Wieler, drejtuesi i Institutit Robert Koch, qendra e Gjermanisë për kontrollin e sëmundjeve, në një konferencë shtypi javën e kaluar.
Edhe në Suedi, e cila asnjëherë nuk ka krijuar bllokime dhe ka pësuar një shkallë të lartë vdekshmërie, numri i rasteve të reja është shfaqur, ndërsa njerëzit respektojnë rregulla distancimi mes ndalimit të ngjarjeve në shkallë të gjerë. Niveli i ulët i infeksioneve të reja në Europë ka çliruar shtretërit spitalorë dhe i ka lejuar autoritetet e shëndetit publik të përqendrohen në testimin dhe izolimin e bartësve të viruseve pa anashkaluar gjurmimin dhe testimin e kontakteve të tyre të ngushta.
Gjermania, e cila rriti aftësinë e testimit në mbi 1.1 milion teste në javë, trajnoi qindra njerëz, shumë prej tyre studentë të mjekësisë, për të ndihmuar në gjurmimin e kontakteve në të gjithë vendin. Një aplikacion për gjetjen e kontaktit të telefonisë celulare që u lançua atje pak një muaj më parë është shkarkuar gati 16 milion herë. Numri i testeve të kryera ndryshon, por mesatarisht është afro 300,000 në javë.
Në Itali, gjurmimi dhe testimi i gjerë i kontakteve do të thotë se një numër i madh i transportuesve asimptomatikë janë duke u identifikuar dhe izoluar. Në fakt, shumica e atyre që dolën pozitivë për javët e fundit në Itali u identifikuan jo sepse kishin simptoma, por sepse ishin testuar si rezultat i gjurmimit të kontaktit. Në Itali, ku pati një shpërthim vdekjesh nga virusi. Sistemi shëndetësor ra në kolaps, virusi u bë i pakontrollueshëm, në veri të vendit po mbaronin shtretërit nëpër spitale dhe testimi ishte shumë i kufizuar, ndërkohë që gjurmimi i kontaktit nuk ishte efektiv.
Ndërsa shumë vende europiane përdorën në mënyrë efektive bllokimin për të ulur nivelet e infektimit dhe për të ngritur aftësinë e shëndetit publik, për të gjurmuar infeksione të reja, disa shtete të tjera janë ende në tentativë për të gjetur një zgjidhje.

Autoritetet europiane megjithatë paralajmërojnë se nuk mund të vetëkënaqen. Spanja, e cila arriti të nënshtrojë shkallën e infeksionit pasi u godit rëndë nga pandemia në fillim, këtë javë regjistroi rritjen më të madhe me infektime të reja që nga maji. Një grup infeksionesh në Spanjën verilindore ka detyruar qeverinë lokale atje të rivendosë disa kufizime.
Në Europën Juglindore, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të cilat të gjitha kishin izolim të rreptë që zvogëluan në masë të madhe numrin e rasteve të reja, të gjithë po përjetojnë një rritje të përtërirë të infeksioneve pasi ata papritmas hoqën të gjitha kufizimet. Spitalet në Serbi janë pothuajse të mbingarkuara pasi qeveria lejoi ngjarje masive në dy muajt e fundit, përfshirë lojëra sportive dhe mitingje zgjedhore. Kjo tregonte ndryshe nga vendet e tjera europianët janë gjerësisht mbështetës.
Burimi:The Wall Street Journal/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë