Analize

Kur Franca e shumicës sfidon në shesh qeverinë

Që nga fushata e tij zgjedhore, Emmanuel Macron është përpjekur në çdo mënyrë që të provojë se nuk ka frikë nga protestuesit francezë. Macron ka hedhur poshtë kërkesat e sindikatave, aty ku qeveritë e mëparshme kanë hedhur dritë. Ai ka provokuar protestat dhe ka shtyrë përpara reforma të vështira për ligjet e punës, taksat e ndotjes dhe të drejtat e pensioneve.

Por protestat mbi çmimet e karburantit që po “shkundim” Francën prej më shumë se tre javësh e kanë përballur kreun e Elizesë me një sfidë të re politike. Kjo është një protestë që nuk udhëhiqet nga asnjë organizatë kombëtare apo parti politike; ajo është një protestë spontane, sa individuale aq edhe e larmishme. Ajo është lëvizja më e madhe qytetare kundër rritjes së kostos së jetesës.

https://www.youtube.com/watch?v=0h6ibKYp7Sk&fbclid=IwAR0ifXF2xXZeijC2KForzpYPzvf1pNe0uNPV6c07vgadWgiUDM-Ua61rg1Q
Zjarrfikësit në Cholet, u kthejnë shpinën zyrtarëve gjatë një ceremonie zyrtare, në shenjë
mbështetjeje ndaj protestave popullore

Gati 300,000 persona morën pjesë në demonstratën e parë të “jelekëve të verdhë” më 17 nëntor, por mbështetja për këtë kauzë është rritur dita-ditës, duke bërë që në protestat e fillimit të dhjetorit të merrnim pjesë më shumë se 45 mijë persona. Lëvizja ka përfshirë në vrullin e saj një gamë të tërë pjesëmarrësish nga anarkistët, e deri tek të djathtët ekstremistë. Kauza e tyre për rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës, për të cilat qeveria thotë se do të reduktojnë emetimet e gazrave serrë, ka fituar edhe mbështetjen e francezëve që kanë votuar për Macron.

"Ata janë Franca e shumicës, të cilët punojnë, nuk janë të margjinalizuar dhe janë të lodhur nga rritja e kostove të jetesës", shpjegon autori politik Jérôme Sainte-Marie, i cili ka shkruar një libër mbi ndryshimet demokratike në Francë. “Kauza e këtyre familjeve dhe punëtorëve, që vijnë nga zonat rurale të Francës, shkon përtej linjave të partive politike. Kjo e bën këtë protestë shumë ndryshe nga marshimet e parashikueshme të sindikatave ose grupeve politike franceze”, shton ai.

"Është një lëvizje që shkon përtej dallimeve politike dhe kjo është pikërisht ajo që e bën atë një rrezik ekzistencial për Emmanuel Macron," shpjegon Saint-Marie. "Për sa kohë që opozita ndaj Macron ndahet midis të majtës dhe së djathtës, qeverisja e tij nuk sfidohet." Por ‘jelekët e verdhë (Jaunes gilets) janë një lloj bashkimi social që shkon përtej ndarjeve politike ".

https://www.youtube.com/watch?v=4Mh1hjEQ_Tk

Michel Pigenet, një historian i njohur i Universitetit “Pantheon-Sorbonne” në Paris është dakort me të. "Lëvizjet ndaj taksave në përgjithësi janë protesta që organizohen nga krahu i djathtë, por kostoja e jetesës është një çështje e krahut të majtë. Por kjo lëvizje nuk është as e majtë dhe as e djathtë, sepse nuk komandohet nga asnjë lëvizje politike ", thotë ai.

Sondazhet e agjencisë Elabe zbuluan në fund në nëntorit se pothuajse tre të katërtat e votuesve francezë mbështesnin protestat dhe se më shumë se gjysma e atyre që votuan për vetë zotin Macron ishin pro tyre.

Disa nga partitë kryesore të opozitës i kanë mbështetur publikisht këto protesta, duke përfshirë republikanët, udhëheqësin e ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon dhe rivalen e tij të djathtë, Marine Le Pen.

https://www.youtube.com/watch?v=MxXp-BWPQ-c

"Ne nuk duam që dikush të përdorë lëvizjen tonë për qëllime politike, ne nuk duam udhëheqës," tha Frank Buhler, një nga anëtarët më të shquar të lëvizjes. “Mos të harrojmë se Revolucioni Francez filloi me rritjen e çmimit të miellit. Taksa e karburantit përfaqëson të njëjtën gjë për ne".

Shumica e francezëve pajtohen se kjo ka të bëjë më shumë më tepër se rritjen e çmimit të karburantit. Është një kundërpërgjigje ndaj politikave ekonomike të Presidentit Emmanuel Macron dhe një reagim ndaj rritjes së frustrimit nga punëtorët me të ardhura të ulëta.

Macron është paraqitur si një president që erdhi në pushtet falë një lëvizjeje bazë, e cila kishte premtuar të shëronte përçarjet midis votuesve dhe udhëheqësve dhe të rikthente besimin në demokraci në mesin e qytetarëve që ndjehen të zhgënjyer dhe të shkëputur nga politika.

Por më shumës se vit pas ardhjes në pushtet, ai është kritikuar se është i ngurtë, shumë hierarkik, tepër arrogant dhe i shkëputur nga realiteti. Për të ruajtur imazhin, Macron ka paraqitur një paketë prej 500 milionë euro për të mbështetur familjet më të varfra në përmbushjen e shpenzimeve të tyre të energjisë. Kryeministri Eduard Philippe tha për një program radiofonik se e kuptonte zemërimin e protestuesve por se taksat e karburantit dhe politikat e tjera ekonomike do të qendronin po njësoj.

Politikat e gjelbra dhe rritja e kostos së jetesës në Francë

Që nga zgjedhja e tij në maj 2017, Macron e ka pozicionuar veten si një lider në çështjet e mjedisit, duke kryesuar negociatat e Marrëveshjes së Klimës së Parisit, duke ndërmarrë iniciativën "Ta bëjmë planetin tonë të madh përsëri" për financimin e kërkimeve mbi ndryshimet klimatike dhe duke filluar tranzicionin për një ekonomi më të gjelbër.

https://www.youtube.com/watch?v=3hv5eBYu04w

Por Macron nuk ka qenë në gjendje të baraspeshojë kërkesat urgjente të aktivistëve mjedisorë me nevojat e qytetarëve të klasës punëtore që thonë se politikat e mjedisit kanë çmuar në rritjen e kostove të jetesës. Në gusht, ministri i mjedisit Nicolas Hulot dha dorëheqjen sepse e parandiente se politikat e qeverisë për ndryshimet klimatike do të sillnin reagime të mëdha qytetare. Në dhjetor të vitit 2017, Macron shkaktoi një tjetër reagim të fortë publik duke çuar përpara një sërë politikash fiskale të gjelbra të iniciuara nga paraardhësi i tij, François Hollande, të cilat përfshinin edhe rritjen e taksës së ndotjes, e cila shkoi në 44.60 euro. Taksa do të shkojë në 65,40 euro në vitin 2020 dhe në 86,20 euro në vitin 2022.

Përgjatë viteve të fundit, taksat e karbonit kishin më pak ndikim tek konsumatorët, në sajë të çmimeve të ulëta botërore të naftës. Por tani që çmimet e naftës janë rritur, konsumatorët po i ndjejnë pasojat në kuletat e tyre. Për shembull, çmimet e naftës u rritën 6.2% në nga viti 2017 në vitin 2018. Familjet e varfra shpenzojnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre në gaz dhe transport sesa në të pasurat, kështu që taksat e ndotjes kanë goditur veçanërisht punëtorët e varfër .

https://www.youtube.com/watch?v=HyrQ6NEhnP4

Në maj, një peticion online që i bënte thirrje qeverisë për të ulur çmimet e gazit mori më shumë se 900,000 nënshkrime. Qytetarët e klasës punëtore franceze ishin të parët që shprehën pakënaqësinë e tyre. Politikat fiskale që shtrenjtojnë lëndët djegëse si nafta janë efektive në uljen e ndotjes se ajrit, por dëmtojnë në mënyrë disproporcionale njerëzit e varfër.

Analisti i grupit “Eurasia Lichfield” vuri në dukje se qeveria ka më shumë gjasa që t’u përmbahet taksat ndotjes dhe rritjes së çmimeve të karburanteve, pavarësisht protestave.
Por protestat franceze duket se po frymëzojnë qytetarët e tjerë në Europë, pasi trazira dhe debate të ngjashme po zhvillohen edhe në Belgjikë, Bullgari dhe Holandë.

"Unë mendoj nëse ka njerëz të tjerë në vendet e tjera evropiane që përballen me të njëjtat sfida, atëherë padyshim që ne do të mund të krijojmë një revolucion”, tha një prej protestuesve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë