Mendim

Kur e pse shkarkohen presidentët në botë?

Nisma e qeverisë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta pas dekretit për anulimin e zgjedhjeve lokale dhe caktimin e një date të re për mbajtjen e tyre, ka risjellë sërish në vëmendje krizën kushtetuese në të cilën ndodhet vendi, duke sjellë në Shqipëri edhe Komisionin e Venecias. Por sa të shpeshta janë rastet e shkarkimit të presidentit në botë dhe cilat janë shkeljet që mund të çojnë në largimin e tij nga detyra?

Edhe pse në Europë vendime të tilla janë të rralla, pasi në shumicën e rasteve është presidenti ai që shpërndan parlamentin, një situatë e ngjashme me Shqipërinë duket se vjen nga Maldivet, ku tetorin e kaluar presidenti Jameen Abdul Gayoom kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve, pasi ato u fituan nga opozita.

Por Gjykata e lartë e Maldiveve hodhi poshtë kërkesën e presidentit për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar.

Pak para se t’i mbaronte mandati, Gayoom sfidoi rezultatin, duke akuzuar opozitën për manipulim të votave, mashtrim dhe korrupsion në procesin zgjedhor.

Jameen Abdul Gayoom, Gazeta Si, 9 shtator 2019

Por në vendin tonë, mungon aktualisht Si Gjykata e Lartë edhe ashtu edhe ajo Kushtetuesja duke e bërë të pamundur interpretimin e dekretit të zotit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve për në 13 tetor si dhe faktin nëse ky vendim përbën një precedent për shkarkimin e tij.

Por shembuj të tjera nga bota mund të hedhin sado pak dritë mbi të prapaskenat politike të cilat cojnë në shkarkimin e një presidenti.

Një rast më i afërt i shkarkimit të një presidenti vjen nga Ekuadori në mars të 2018-ës, kur Jose Serrano u hoq nga detyra pas publikimit të një sërë përgjimesh tronditëse. Shkarkimi i Serranos erdhi pasi Prokurori i Përgjithshëm i vendit bëri publike disa audi-përgjime ku presidenti dëgjohej duke folur për afera korruptive.

Ai është shkarkuar nga detyra nga Asambleja Kombëtare e Ekuadorit, pasi shumica e anëtarëve votuan në mbështetje të mocionit për largimin e tij. Asambleja Kombëtare votoi po ashtu për nisjen e hetimeve kundrejt tij por edhe kundër Prokurorit të Përgjithshëm Carlos Baca, i cili zotëronte përgjimet.

Baca publikoi një incizim audio të një bisede midis Serrano dhe një zyrtari tjetër të lartë të Agjenisë së Anti-Korrupsionit. Ish presidenti tha se ai foli me të për të marrë informacione në lidhje me rastet e korrupsionit. Sidoqoftë, Serrano më parë kishte bërë presion për braktisjen e hetimeve ndaj ish-Zëvendës Presidentit Jorge Glas në lidhje me një tjetër skandali korrupsioni.

"Paraqitja e audios, koha dhe origjina e së cilës ende nuk dihet, kishte për qëllim të dobësojë demokracinë dhe të frenojë hetimet që kërkon vendi", tha Serrano në gjykatë, duke akuzuar Bacan për përpjekjen për të destabilizuar kombin.

Jose Serrano, Gazeta Si, 9 shtator 2019

Por një rast më i zhurmshëm do të vinte nga Koreja e Jugut në vitin 2017, me largimin nga detyra të Park Geun-hye në kulmin e një skandali politik që përfshinte edhe mikeshën e saj të ngushtë.

Nga 300 anëtarë të Asamblesë Kombëtare, 234 anëtarë votuan në favor të fajësimit dhe shkarkimit të Park Geun-hye, duke bërë që Kryeministri i atëhershëm i Koresë së Jugut, të ushtronte përkohësisht detyrën e presidentit ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e Koresë duhej të përcaktonte nëse do të pranonte shkarkimin.

Park u bë udhëheqësja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Korenë e Jugut, që la detyrën kur Gjykata Kushtetuese e shkarkoi atë për shkak të skandalit miliona dollarësh.

Në bashkëpunim me mikeshën e saj Choi Soon-sil, ajo kishte marrë dhjetëra miliardë fitime nga fondet e fondacioneve jofitimprurëse në pronësi të saj. Ajo dhe Soon-sil duket se u zhvasnin para kompanive të mëdha në këmbim të favoreve politike, duke shfrytëzuar lidhjet e detyrën e presidentes.

Park Geun-hye, Gazeta Si, 9 shtator 2019


Një tjetër Presidente grua u shkarkua në vitin 2016, në Brazil për mosrespektim të buxhetit federal.

Procedura për heqjen nga detyra të Dilma Rousseff, presidentes së 36-të te Brazilit, filloi më 2 dhjetor të vitit 2015 me një peticion për shkarkimin e saj dhe përfundoi në fund të vitit 2016, kur senati i Brazilit ka votuar për largimin e saj nga zyra, nën akuzën për manipulim te buxhetit.

Ky veprim i ka dhënë fund sundimit 13-vjeçar të Partisë së saj të Punëtorëve. Rousseff është akuzuar për lëvizje të fondeve midis buxheteve të qeverisë, gjë që është e paligjshme me ligjin brazilian.

Rousseff u akuza po ashtu për dështimin e hetimit të një skandali masiv që lidhej me kompanitë e naftes braziliane, duke u akuzuar se kishte lidhje me biznesmënët e përfshirë në këtë aferë korruptive.

Dilma Rousseff

Nga ana tjetër, në Ukrainë, për shkarkimin e një presidenti të vendosur nga Kremlini u deshën protesta të dhunshme dhe përfshirje ndërkombëtare. Revolucioni ukrainas i vitit 2014, u zhvillua kur një seri ngjarjesh të dhunshme që përfshinin protestues, polici të rebeluar dhe revolta popullore arriti kulmin me shkarkimi e Presidentit të zgjedhur të Ukrainës, Viktor Janukoviç dhe rrëzimin e Qeverisë.

Qeveritë e njëpasnjëshme të Ukrainës në vitet 2000, përfshirë atë të Yanukovich, kërkuan një marrëdhënie më të ngushtë me Bashkimin Evropian, Një nga masat për të arritur këtë ishte një marrëveshje e asociimit me Bashkimin Evropian, e cila do t'i siguronte Ukrainës kredi në këmbim të liberalizimit të reformave. Kjo marrëveshje do të vështirësonte marrëdhëniet tregtare të Ukrainës me Rusinë, partnerin e saj më të madh tregtar në atë kohë. Presidenti Janukoviç synonte të hynte në marrëveshje, por vazhdoi të vonohej. Kjo ndezi një valë protestash të quajtur lëvizja "Euromaidan". Përplasjet midis protestuesve dhe policisë u bënë të dhunshme dhe rezultuan me vdekje të afro 130 personave, përfshirë 18 oficerë policie. Ndërsa tensionet u rritën, siguria personale për presidentin u bë e papërballueshme. Më 22 shkurt ai iku nga Kievi në Rusi dhe protestuesit filluan të marrin nën kontroll rrugët e Kievit. Në të njëjtën ditë, parlamenti deklaroi se Yanukovich ishte shkarkuar nga detyra.

Viktor Janukoviç , Gazeta Si, 9 shtator 2019

Ndërkohë në 2015-ën, në kombin afrikan të Burundit u deshën javë të tërash protestash të dhunshme kundër kapjes me forcë së pushtetit nga Pierre Nkurunziza. Marrja e një mandati të tretë presidencial nga parlamenti, pa mbajtur zgjedhje, ndezi më shumë se dy javë demonstrata nga protestuesit që thanë se ai po shkel kushtetutën.

Ai u shkarkua nga Gjenerali i Përgjithshëm dhe ish-shefi i inteligjencës së kombit afrikan, i cili hoqi nga detyra si presidentin ashtu edhe qeverinë e tij.

"Sa i përket arrogancës së presidentit Nkurunziza, i cili u këshillua nga bashkësia ndërkombëtare që të respektojë kushtetutën, unë kam vendosur të shkarkoj Presidentin Nkurunziza dhe qeveria e tij”, deklaroi gjenerali. Kushtetuta e Burundit thotë që një president mund të kandidojë vetëm për dy mandat pesë-vjeçar.

Deklarata për të cilën ai u rrëzua u hodh menjëherë poshtë si "shaka" nga këshilltari për media i presidentit, por Nkurunziza u detyrua të largohej nga detyra disa javë më vonë.

Pierre Nkurunziza , Gazeta Si, 9 shtator 2019

Në vitin 2004 Rolandas Paksas u bë presidenti i parë që u shkarkua në Europë, pas skandalit se ish-kreu i shtetit lituanez kishte lidhje me shërbimin sekret rus dhe grupet kriminale.

Parlamenti në Lituani votoi pro shkarkimin e Presidentit Rolandas Paksas nga detyra, duke i dhënë fund një skandali gati shtatë muajsh në vendin e vogël të Balltikut dhe duke e bërë Paksas presidentin e parë evropian që hiqej nga detyra. Gjykata Supreme të Lituanisë miratoi më pas shkarkim e tij.

Largimi i një presidenti ishte një ngjarje që deri më atëherë nuk kishte precedent në historinë evropiane dhe u cilësua nga shumë ekspertë si një sfidë shumë serioze për shtetin, për institucionet e tij dhe gjithashtu për të gjithë sistemin juridik.

Shumica e vendeve demokratike parashikojnë edhe përgjegjësi penale për aktet e presidentit, duke e vendosur nën hetim. Por sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij, dhe me këtë kuptohet pikërisht mungesa e përgjegjësisë politike.

Rolandas Paksas, Gazeta Si, 9 shtator 2019

Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë, ku hyn në rradhë të parë krimi i tradhëtisë ndaj atdheut. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Por për momentin vendi gjendet pa Gjykatës Kushtetuese, duke e kthyer kështu shkarkimin e presidentit në një “sfidë juridike”.

Dhe ta përfundojmë me Shtetet e Bashkuara ta Amerikës, bastionin botëror të demokracisë, e cila në historinë e saj kombëtare ka shkarkuar vetëm një president, Andrew Johnson.

Andrew Johnson.

Shkarkimi i tij ishte rezultat i konfliktit politik dhe braktisjes se ideologjive në vijim të Luftës Civile Amerikane. Presidenca e Johnson filloi mes një gare të ashpër për pushtet në një komb që luftonte për ribashkimin.

Para se Abraham Lincoln të vritej në vitin 1865, ai kishte formuluar një plan bashkimi kombëtar që i akordonte amnisti të përgjithshme për ata që betoheshin për besnikëri ndaj Shteteve të Bashkuara dhe binin dakord t’u bindeshin të gjitha ligjeve federale që kishin të bënin me skllavërinë.

Andrew Johnson ishte qëllim për të realizuar këtë plan kur ai mori presidencën. Sidoqoftë, kjo politikë nuk u mbështet nga republikanë radikalë në Kongres, të cilët donin të krijonin qeveri ushtarake,duke çuar në një sërë përplasjesh politike, ndërkohë që Johnson u shfaq si lojtari më i dobët.

Mbështetja politike për të filluar procedurat e fajësimit ndaj presidentit erdhi kur Johnson shkeli Kushtetutë Amerikane duke larguar nga kabineti, Sekretarin e Luftës Edëin Stanton, edhe pse sipas rregullave një president nuk mund të largojë zyrtarët e caktuar pa miratimin e Kongresit.

Presidenti Johnson u shkarkua nga Dhoma e Përfaqësuesve në 24 shkurt 1868 dhe Senati e gjykoi çështjen në Gjykatën e Lart, e cila e liroi Johnson nga akuzat, por vendosi se presidenti nuk mund të kthehej më në Shtëpinë e Bardhë. Sigurisht ma kalimin e viteve, në SHBA ka pasur shumë kërkesa për shkarkimin e presidentëve, përfshirë edhe ato për heqjen nga detyra të Donald Trump, por një president i tillë nuk është përsëritur, duke i lënë qytetarët të vendosin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë