Ne rrjet

Kur del në gjyq mafiozi më famëkeq në botë…

Sekretet e brendshme dhe fitimet e mëdha financiare të asaj që thuhet se është organizata më e madhe e trafikut të lëndëve narkotike në botë, karteli Sinaloa, u zbuluan për herë të parë mërkurën nga një ish-udhëheqës i sindikatës. Zesús Zambada García dëshmoi publikisht kundër shefit të tij të vjetër, mafiozit famëkeq, Joaquín "El Chapo" Guzmán, i cili ndodhet tanimë në gjyq në Nju Jork.

Zambada, kontabilisti i kartelit të famshëm për më shumë se 15 vjet, tha se vëllai i tij, Ismael dhe El Chapo ishin udhëheqësit kryesorë të kartelit Sinaloa. Prokuroria e cilësoi Jesús Zambada García si dëshmitarin e tij të tretë, duke shkaktuar habinë e gazetarëve dhe të pranishmëve. Prokurorët thonë se karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. Bashkëpunëtorët kryesorë, duke përfshirë një oficer, pritet të dëshmojnë kundër Guzmán. Gjyqi, që nisi të martën mes sigurisë së lartë, pritet të zgjasë rreth katër muaj.

Zambada u arrestua në vitin 2008 për akuzat për trafik droge dhe u ekstradua në SHBA ku edhe u shpall fajtor. Ai kishte organizuar arratisjen me helikopterë të El Chapos pas një sulmi në një burg në vitin 2001. Sipas dëshmive të gjykatës, ai ishte regjistruar duke folur në telefon me disa eksponentë të tjerë kriminal dhe informohej vazhdimisht për menaxhimin e kartelit nga Guzmán dhe vëllai i tij.

Autoritetet shoqërojnë Joaquín 'El Chapo' Guzmán nga një aeroplan në aeroportin MacArthur në shtetin e Nju Jorkut.

I pyetur vazhdimisht si ishte në dijeni të aktiviteteve të brendshme të organizatës Sinaloa, Zambada u përgjigj: "Sepse unë isha pjesë e atij karteli, pjesë e nivelit të lartë të tij”. Ai tha se vëllai i tij dhe Guzman ishin midis katër "udhëheqësve", ndërsa ai kishte punuar me anëtarë të tjerë të rëndësishëm të bandës më të gjithë Meksikën për të siguruar bashkëpunimin zyrtar dhe "punëtorë" për aktivitetet e organizatës.

Ata punësoheshin për "vrasjen e njerëzve", për transportin tokësor të drogës, për transportin e “mallit” me anije dhe aeroplanë dhe për të menaxhuar komunikimet e koduara për transportin e ngarkesës në vende të ndryshme në botë ". Duke dëgjuar dëshminë e ish-mikut të tij, vetë Guzman fillimisht dukej i shqetësuar, por më pas u ul përsëri në karrigen e tij duke kryqëzuar krahët dhe duke prekur shpesh fytyrën me dorë.

Që nga fillimi i viteve 1990 deri në arrestimin e tij, Zambada ishte përgjegjës për kontabilitetin dhe ishte përgjegjës i magazinave të kartelit në Mexico City, ku menaxhonte tre depo gjigante.

Fillimisht, karteli Sinaloa ndante të ardhurat 50 me 50 me furnizuesit e drogës nga kartelet kolumbiane, por kjo ndryshonte, pasi u fuqizua. Zambadës i shpjegoi gjykatës se pesë udhëheqës të kartelit, duke përfshirë vëllain e tij dhe “El Chapon” filluan të investonin secili duke hequr koston e transportit.

Jesús Zambada García në vitin 2008.

Një dërgesë në Los Anxhelos, për shembull, kishte minimumi 20,000 dollarë fitim, përfshirë koston e transportit prej 7,000 dollarësh. Sipas Zambadas, kokaina me origjinë nga Kolumbia dërgohej me skafe në Kankun. Nga atje, ajo transportohej me kamion në tre depot në Mexico City .

Vëllai i tij, Ismael Zambada figuroi shumë në deklaratat e hapjes së mbrojtjes nga ana e avokatavë të mafiozit famëkeq. Gjatë gjyqit të trafikantit të drogës në New York, avokati i El Chapos tha se kreu i vërtetë i kartelës Sinaloa ishte Ismael "El Mayo" Zambada, vëllai i që jeton hapur në Meksikë dhe ka korruptuar politikanët më të lartë të vendit.

"Ai është fajësuar duke u konsideruar si lider i kartelit të drogës, por drejtuesit e vërtetë jetojnë lirshëm dhe pa frikë në Meksikë,"-tha Jeffrey Lichtman. "Në të vërtetë ai nuk kontrollonte asgjë. Gjithçka e bënte Mayo Zambada."

Lichtman u shpreh se Zambada nuk është arrestuar për shkak se i ka dhënë ryshfet të gjithëve, duke përfshirë personalitete të larta si presidentin aktual të Meksikës dhe ish-presidentin.

Presidenti Enrique Peña Nieto dhe paraardhësi i tij Felipe Calderón lëshuan deklarata duke mohuar akuzat dhe i quajtën absolutisht të rreme dhe të pamatura.Guzmán përballet me 17 akuza dhe mund të burgoset për jetë nëse shpallet fajtor. Ai u arrestua në janar 2016, pasi u arratis nga burgu përmes një tuneli pesë muaj më parë.

Gruaja e Joaquín El Chapo 'Guzmán, Emma Coronel Aispuro

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë