Ne rrjet

Kulmi i tensionit në Hormuz, SHBA rrëzon avionin iranian

Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit duket se kanë arritur kulmin pas rrëzimit të një avioni iranian dhe konfiskimit të një cisterne ndërkombëtare. Presidenti Donald Trump ka thënë se marina amerikane shkatërroi një avion iranian në ngushticën e Hormuzit.

Ai tha se luftanija “USS Boxer "mori masa mbrojtëse "të enjten pasi që avioni erdhi me shpejtësi drejt saj, duke qëndruar 914m larg. Irani mohoi ngjarjen duke thënë se nuk kishte informata për humbjen e një avioni.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Teherani konfirmoi se kishte kapur një "cisternë të huaj" dhe ekuipazhin e saj të 12 për kontrabandën e karburantit në Gjirin Persik.

Incidentet e fundit kanë shkaktuar frikën e një konflikti ushtarak në rajon.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë Trump tha se: "Dua t’ju njoftoj të gjithëve për një incident në Ngushticën e Hormuzit sot që përfshinë një anije amerikane dhe një avion iranian. Anija mori masa mbrojtëse kundër një avioni iranian i cili ishte afruar në një distancë shumë të afërt, rreth 914 metra, duke injoruar thirrjet e shumta për të ndalur dhe duke kërcënuar sigurinë e anijes dhe ekuipazhin e anijes. Ai u shkatërrua menjëherë. Kjo është e fundit e shumë veprimeve provokative dhe armiqësore nga Irani kundër anijeve që veprojnë në ujërat ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën për të mbrojtur personelin, objektet dhe interesat tona", u shpreh ai.

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm Abbas Araqchi hodhi poshtë deklaratën e SHBA-së duke thënë madje se anija amerikane mund të ketë rrëzuar avionin e saj. Ai njoftoi po ashtu se kishte ndaluar edhe një cisternë e cila ishte kapur duke kontrabanduar karburant.

Media shtetërore më pas ka publikuar pamjet e anijeve iraniane që qarkullojnë rreth naftëmbajtësit me flamur panamez.

Anija u konfiskua në jug të ishullit Larak të Iranit, Uashingtoni i bëri thirrje Iranit që menjëherë të lirojë anijen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë