Kukësi dhe Shkëndija janë të vetmet ekipe shqiptare që po vazhdojnë aventurën europiane, një në Champions dhe tjetra në Europa League.
Nënkampionët e Shqipërisë, pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve tashmë do të luajnë në raunin e tretë eliminator të Europa League përballë Tropedo Kuitasi. Kundërshtari është relativisht i kalueshëm dhe Kukësi i ka mundësitë të kalojë për herë të dytë në historinë e tij në “play of” të këtij kompeticioni.
Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti nga Uefa që ka përcaktuar, se nëse ekipi i Cungut kalon skuadrën gjeorgjiane në “play-of” do të ketë përballë fituesen e çiftit Ludogorets-Zrinjski Mostar. Skuadra bullgare është favorite në këtë sfidë dhe do të jetë një rival shumë i fortë i Kukësit, gjithmonë nëse skuadra verilindore do të arrij të kalojë pengesën e quajtur Tropedo.
Sakaq edhe për Shkëndinë e Tetovës shorti nuk ka qenë aspak i mëshirshëm. Skuadra tetovare që në raundin e tretë të Champions League do të ndeshet me gjigandët e Red Bull Salzburg, nëse do të kalojë në play of do të përballet me fituesen e çiftit Cervena Zvezda-Spartak Ternava. Por gjasat më të mëdha janë që kuq e zinjtë e trajnerit Qatip Osmani të eliminohen dhe të kalojnë në play of të Europa League, aty ku do të ndeshen me fituesen e çiftit Cork Siti-Rosenborg. Edhe në Europa League ndeshjet paraqiten shumë të vështira për Shkëndinë, por që gjithësesi tetovarët do tentojnë të bëjnë mrekullinë.
Vlen të kujtojmë se vitin e shkuar Shkëndija e Tetovës kaloi katër raunde në Europa League, por në play of u mun nga Milan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.