Futboll

Kukësi e nis me trajnerin e ri, zyrtarizon Skënder Gegën

Skënder Gega është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit. Vetëm pak orë pasi bëri më dije mbylljen e bashkëpunimit me Orges Shehin, klubi verior ka njoftuar se sezonin e ri ekipi do të drejtohet nga Gega, trajneri që në sezonin e fundit që drejtoi në Superiore, u shpall kampion në krye të Partizanit.

Prezantimi është planifikuar të bëhet ditën e hënë dhe atëherë do të bëhen të ditura edhe detajet e kontratës me palëve, kohëzgjatja, termat financiarë, si dhe objektivat e përbashkëta. Ardhja e Gegës në krye të Kukësit ishte paralajmëruar dhe kjo është hera e tretë që trajneri dhe klubi i presidentit Gjici i mbyllin me sukses bisedimet, pasi dy herët para gjithçka kishte rënë poshtë në momentet e fundit. Emërimi i Gegës te Kukësi përforcon edhe më shumë faktin se te Partizani, ku stoli është bosh, do të shkojë Ilir Daja.

Kukësi uron mirëseardhjen trajnerit të ri, Skënder Gega. Gazeta Si, 30 korrik 2020

Njoftimi i klubit kuksian
Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin. Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet ditën e hënë, në sallën e konferencave në stadiumin "Air Albania", në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë