Keshilla

Kujdesi për mjekrën, si të shmangni disa gabime

Në një botë ku të gjithë meshkujt duket se kanë vendosur të lënë mjekër (të gjatë, të shkurtër, treditore etj), ky shkrim nuk është aspak i çuditshëm. Tri janë fjalët kyç në këtë rast: Pastrim, hidratim dhe mirëmbajtje. Me fjalë të tjera, rruajtja krejt e mjekrës do të dukej praktika më e lehtë në botë, thjesht një fllad. Çdo njeri me mjekër i njeh mirë këto gjëra: rreziku i skuqjes, acarimit dhe qimeve të rralla është gjithmonë prezent. Atëherë, cilat janë praktikat më të mira për të shmangur disa nga "grackat" e bukurisë mashkullore dhe sëmundjet që gjithashtu mund të bëhen mjaft të dhimbshme?

Forma më e bezdisshme e acarimit të fytyrës për shkak të efektit të rruajtjes që nuk kryhet në mënyrë të përsosur quhet ‘Pseudofollicutilitis Barbae’ dhe përfshin formimin e puçrrave, ndonjëherë edhe të dhimbshme.

Në përgjithësi, madje edhe ata me mjekër në formë kaçurrel i nënshtrohen zhvillimit të puçrrave dhe qimeve që rriten nën lëkurë. Prandaj është absolutisht e nevojshme të procedohet sa më butësisht të jetë e mundur. Më poshtë po ju sjellim katër praktika të mira që mund të ndihmojnë reduktimin e këtyre problemeve:

Pastrimi - Para se të filloni shkurtimin e mjekrës, apo edhe rruajtjen, është thelbësore që lëkura e fytyrës të jetë krejtësisht e pastër. Në fakt, pastrimi i saktë është shumë i rëndësishëm, poaq sa edhe produktet për lëkurën.  

Zbutja - Pastaj vazhdoni duke zbutur lëkurën e fytyrës me shkumë ose xhel për rruajtje apo mjekër të gjatë. Uji kështu përthithet më mirë dhe mjekra mund të hiqet më kollaj. Kur qimet janë të thata, megjithatë, rreziku është që prerja të jetë e zhdrejtë.

Vazhdoni butë - Në këtë pikë, rroja apo qethja do të bëjë punën e vet, duke rrëshqitur në përsosmëri sepse presioni i tepërt nuk do të jetë i nevojshëm. Rekomandohet të zgjidhni një model makine me cilësi të mirë, me shumë tehe. Në këtë pikë mos u kurseni!

Mirëmbajtja - Gjithçka nuk përfundon me rruajtjen apo qethjen, por duhet mirëmbajtje, e cila është me të vërtetë thelbësore. Lëkura gjithmonë duhet të trajtohet me kujdes dhe të ushqehet, sepse brisqet e rrojës, apo makinat për mjekër, thahen, dehidratohen apo kanë nevojë pë vajisje. Me fjalë të tjera, ato shkaktojnë një tronditje të vërtetë në epidermën mashkullore. E cila, megjithëse është më e trashë dhe e pasur me sebum se ajo e femrave, mbetet përsëri delikate.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë