Keshilla

Kujdesi për fytyrën në vjeshtë

Sipas meteorologëve, fundi i shtatorit do të shënojë dhe uljen e temperaturave çka do të thotë jo më diell dhe shqetësime që ai i sjell fytyrës sonë, ndër të tjera. Me ndryshimin e temperaturave, ndyshon dhe mënyra si ne kujdesemi për fytyrën dhe produktet që duhet të përdorim. Shumë ekspertë thonë se në vjeshtë duhet të përdorim produktet me bazë kremi, ndryshe nga vera që rekomandohen produktet me bazë xheli. Gjithashtu kremi i natës është më i rëndësishëm se kremi që përdorim gjatë ditës. Gazeta "Si" bisedoi me vajzën që ka krijuar "Take care of yourself", një website që flet për kujdesin ndaj fytyrës dhe jep këshillat e saj prej dermatologeje.

Ajo tha se ekspozimi në diell mund t'i shkaktoje shumë dëme lëkurës duke filluar nga irritimi i saj, krijimi i akneve, rrudhat si dhe rritja e mundësisë për kancer të lëkurës. "Gjatë gjithë verës fytyra ka nevojë për shumë hidratim pasi nga dielli dhe nxehtësia e tepërt lëkura e humb hidratimin dhe elasticitetin." tregon ajo. Lëkura bëhet e thatë, poret bëhen më të dukshme dhe mbushen me papastërti si dhe krijohen njolla kafe.

https://www.instagram.com/p/CFB1YfggG5c/?utm_source=ig_web_copy_link

Gjithashtu dhe rëra, pluhuri dhe uji i detit bëjnë që të krijohen qelizat e vdekura dhe këto qeliza duhet t'i heqim. Si mund t'i heqim? Qelizat e vdekura hiqen duke përdorur scrube të lehta dhe maska hidratuese. Në pamundësi për të përdorur këto, mund të krijoni vetë maska fteskuese me bazë kosi ose kastraveci. E rëndësishme është që të kujdesemi për lëkurën gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm në periudhën pas pushimeve. Pra, duhet të përdorim një krem hidratues për fytyrën çdo mëngjes edhe darkë dhe nëse keni një rutinë të kujdesit të fytyrës është akoma më mirë si dhe kremin e diellit të cilin e vendosim çdo 2-3 orë. Nëse ne kujdesemi për lëkurën gjatë gjithë kohës atëherë pas temperaturave të larta do të kemi më pak probleme me lëkurën.

Pasi të kemi mbaruar periudhën e plazhit dhe të mos ekspozohemi shumë në diell është e rëndësishme të bëhet një trajtim fytyre ku të pastrohet fytyra në thellësi, të hiqen pikat e bardha dhe të zeza si dhe të bëhen maska trajtuese të cilat shërbejnë për hidratimin e thellë të lëkurës, largimin e njollave, eleminimin e akneve. Maskat dhe kremrat hidratuese janë shumë të rëndësishme për periudhën e vjeshtës pasi ato krijojnë një lloj barriere kundër ndryshimeve të klimës. Në fund bëhet aplikimi i tonerit, serumit, kremit hidratues dhe kremit të diellit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë