Ngjarje

Ekskluzive-Ministria e Drejtësisë: Kujdes kur të burgosni njerëz!

gazetasi

Në burgjet shqiptare mbahen 5063 persona, por në situatën e pandemisë së Covid-19, Ministria e Drejtësisë mendon që duhet të bëhet shumë kujdes me këdo që arrestohet dhe dërgohet në këto ambiente, pasi ai mund të jetë bartës i virusit. Alarmi se virusi do të rrezikojë jetën e të burgosurve dhe të paraburgosurve ËSHTË PËRCJELLË PËRMES NJË SHKRESE QË MBAN DATËN 14 MARS, shpjegoi për Gazeta Si një burim i sigurt. Sipas burimeve shumë të besuara bëhet me dije se Ministrja e Drejtësisë i ka nisur një shkresë sekrete Këshillit të Lartë Gjyqësor ku i lutet që ajo të nxjerrë një qarkore përmes të cilës tu kërkohet gjykatave të bëjnë kujdes. Ministria e drejtësisë thuhet në shkresën e përcjellë edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë si dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ka marrë masa për të gjitha institucionet e varësisë përfshi edhe sistemin penitenciar, me qëllim parandalimin e infeksionit. Pasi përshkruahet me zëra numri i të burgosurve dhe të paraburgosurve në shkresë tregohet se në burgje gjithashtu shërbejnë 4050 punonjës, të cilët për shkak të punës do të vazhdojnë të jenë në detyrë të ndarë me turne.

“Në kuadër të këtyre masave kërkojmë nga ana juaj udhëzimin dhe orientimin e gjykatave dhe prokurorive për të pasur vëmendje dhe për të inkurajuar zbatimin e masave alternative të dënimit dhe aplikimin e masave shtrënguese të ndryshme nga masa e arrestit me burg për personat nën hetim apo të pandehur".

Më tej shpjegoi eksluzivisht burimi i Gazetës Si,  Etilda Gjonaj sugjeron përdorimin më të shpeshtë të masave alternative duke patur parasysh që masat alternative janë përdorur shumë rrallë.

'Kërkojmë angazhimin tuaj maksimal për të vepruar në një kohë sa më të shpejtë me qëllim parandalimin e rritjes së numrit të personave që vuajnë dënimit në institucionet e vuajtjes së dënimit , kjo dhe në kuadër  të përballimit të pandemisë globale që po përballemi dhe rrezikut që ekziston për infketimin e personave që ndodhen aktualisht në këto institucione nga personat që futen rishtazi".

Aktualisht gjykatat shqyrtojnë vetëm cështjet emergjente, ndërkohë që edhe policia i ka pezulluar takimet me qytetarët për marrjen e ankesave të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë