Ne rrjet

Kujdes çfarë premton në fushatë! Kryebashkiaku tërhiqet zvarrë për rrugën e pashtruar

Premtimi i pambajtur për t’u shtruar një rrugë që i lidhte me qytetin për pak i ka kushtuar jetën kryetarit të bashkisë së një qyteti në jug të Meksikës.

Jorge Luis Escandon Hernandez u mor peng nga një grup fshatarësh, që pasi e nxorrën me forcë nga zyra e lidhën pas një fuoristrade me rimorkio dhe e tërhoqën zvarrë nëpër rrugët e qytetit Las Margaritas.

U desh ndërhyrja e policisë që zyrtari të shpëtonte me plagë të lehta që nuk i kërcënojnë jetën, ndërkohë që 11 persona u arrestuan për incidentin në fjalë, edhe pse turma që sulmoi kryebashkiakun përbëhej nga dhjetra persona.

https://twitter.com/Tabalminutomx/status/1181669483431301120

Kjo ëshë hera e dytë që kryebashkiaku sulmohet për të njëjtën arsye; premtimin e pambajtur për t’u shtruar një rrugë banorëve të një fshati në territorin e bashkisë që drejton. Në sulmin e parë, ndodhur para disa muajsh fshatarët e xhindosur i bastisën dhe shkatërruan zyrën në momentin kur nuk e gjetën kryebashkiakun e tyre brenda saj për t’i kërkuar llogari për premtimin e pambajtur.

Kryebashkiakët dhe zyrtarët e tjerë vendorë dhe qendrorë në Meksikë janë shpesh viktima të sulmeve edhe më të rënda se sulmi në fjalë, por pas tyre qëndrojnë grupe të trafikut të kokainës amerikano-latine në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Kjo është hera e parë që një kryebashkiak sulmohet në të tillë formë për premtimin e pambajtur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë