Treg

Kufizimet kushtëzuan transportin. Me pak lëvizje nga toka, më shumë nga ajri

Tendencat e udhëtimit të pasagjerëve në llojin e transportit kanë ndryshuar për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese  përkatëse  të çdo shteti.

Sipas të dhënave të Instat, transporti ajror zë 72.4% të transportit në total.

Në janar 2021, numri i fluturimeve të kryera ka pësuar një rënie me 49.9% në krahasim me janarin e 2020.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është ulur me 64.5% krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Janar 2021 është 366 mijë ton, duke u rritur 11,0 % nga janari i vitit 2020.

Në muajin Janar 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.672 mijë ton kilometër dhe është  ulur me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sa u përket eksporteve dhe importeve të  mallrave sipas mënyrës së transportit, vlera e mallrave të tregtuara është 69,2 mld lekë dhe 54,0 % e tyre u transportua me det.

Në  janar 2021, mallrat e importuara me rrugë detare zënë 48,5 %, me rrugë 41,6 % dhe me ajër 2,9 %.

Mallrat e importuara me rrugë në janar 2021 janë rritur me 8,3 %, krahasuar me janar 2020.

Mallrat e eksportuara me rrugë detare zënë 64,6%, me rrugë 33,2% dhe me ajër 0,2%.

Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur me 0,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë