Ne rrjet

Kufijtë e Kosovës/ I dërguari i Trump në Prishtinë, Kurti: S’janë prioriteti im

Edhe pse pikëpamjet e tij mbi dialogun Kosovë-Serbi vazhdojne të mbeten mister, i dërguari i presidentit Donald Trump ka mbërritur në Prishtinë ku ka shpalosur idetë e tij për bisedimet.

Richard Grenell, përfaqësuesi Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka filluar takimet me krerët e partive politike në Kosovë. Ambasadori i SHBA-së në Gjermani ka takuar kryeministrin e ardshëm të Kosovës, Albin Kurti në Ambasadën Amerikane dhe presidentin Hashim Thaçi në zyrën e tij në Presidencë. Pas përfundimit të takimit Grenell , Thaçi shprehet se i dërguari i Posacëm i SHBA-së ishte shprehur se pret që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun. Por nga ana tjetër, Albin Kurti duket se nuk do të pajtohet me Uashingtonin për rikthimin e menjëhershëm në tryezën e bisedimeve, pasi deklaroi ditën e djeshme se dialogu nuk është në krye të listës së përparësive të tij.

“Ky nuk është prioriteti im në ditën e parë të punës sime si kryeministër”, deklaroi kreu i VV-së në një intervistë për “AP”.

Por nga ana tjetër, në deklaratën e parë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se SHBA pret që qeveria e re të fillojë menjëherë bisedimet me Serbinë. Po ashtu ekspertët janë të bindur se Grenell do të rikthejë në tryezë skenarin e ndryshimit të territoreve.

Hashim Thaçi dhe Richard Grenell

Analisti amerikan, Edward Joseph thotë se me emërimin e Richard Grenellit të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë shpreson të bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë e shkëmbimit të territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

“Është e çuditshme dhe shqetësuese që ambasadori Grenell është emëruar si i dërguar i posacëm për dialogun Kosovë-Serbi kur Mattheë Palmer sapo është zgjedhur në pozitën e të dërguarit të posaçëm (për Ballkanin)? Palmer natyrisht ka përvojë të gjatë në rajon, ndërsa ambasadori Grenell ka punuar në Kombet e Bashkuara, ka njohuri për rajonin, por jo në të njëjtin nivel. Është një gjë e mirë që Shtëpia e Bardhë, në kohën e shumë krizave të tjera, është e interesuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, por, në anën tjetër, është e çuditshme”, thotë ai.” Grenell është ambasador në Gjermani dhe, megjithëse ka pasur mosmarrëveshje atje, ai është i vetëdijshëm për shqetësimin e Gjermanisë në lidhje me politikën që ka ngritur ish-këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, e cila duket se është në favor të shkëmbimit të territoreve. Është e mundur që Shtëpia e Bardhë të vazhdojë të jetë e angazhuar në Ballkan dhe beson se Grenell mund të jetë personi që mund ta bindë Gjermaninë”, thotë ai.

Fitorja e Vetëvendosjes ka nxitur një sërë disa teori për planet sekrete të SHBA-së mbi dialogun Kosovë-Serbi. Gazeta e njohur serbe, “Telegraf”, ka aluduar se SHBA-ja është duke përgatitur një paketë me anë të së cilës planifikojnë të zgjidhin të gjithë çështjen e Ballkanit.

Albin Kurti

Sipas medias serbe, ish-ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Munter ka zbuluar se strategjia e Uashingtonit filloi praktikisht me emërimin e Matthew Palmer si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor.

Gazeta thotë se plani përfshin një ofertë për ndarjen e Kosovës, për të fshirë në mënyrë efektive kufijtë në Ballkan, një lloj bashkimi ekonomik, një autonomi edhe më të madhe për shqiptarët në Maqedoninë Veriore, por edhe mbijetesën e tërë Bosnjes, me lëshime të rëndësishme për serbët në Republikën Srpska. Gjithashtu ‘Telegrafi’ shkruan se në Uashington, të paktën në pjesën e bashkangjitur (presidentit amerikan Donald Trump), presin që Rusia dhe (presidenti rus Vladimir Putin) të pranojnë projektin e tyre për Ballkanin.

Projekti amerikan për Ballkanin mbështet në pesë pika sipas medias serbe, ku pika e parë konsiston në ndarjen e Kosovës, duke demarkuar kufirin në mënyrë që pjesa veriore të mbetet brenda Serbisë me statusin e veçantë të Mitrovicës.

Pika e tjetër ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore dhe planifikimin e një pakete ekonomike dhe formimin e një Unioni Ballkanik, në të cilin kufijtë do të ishin plotësisht të hapur për trafikun e mallrave dhe qarkullimin e njerëzve.
Gazeta serbe ka deklaruar gjithashtu jozyrtarisht se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore do të shpenzonin rreth 10 miliardë euro për këto qëllime.

 

Më Shumë