Ka ndodhur

Kuçovë/69-vjeçari vetëvaret, vuante nga depresioni

Gjatë mbrëmjes së të martës ka ndodhur një ngjarje e rëndë në fshatin Pëllumbas, në Njësinë Administrative Lumas në rrethin e Kuçovës. Policia ka njoftuar se Bashkim Harizi në moshën 69-vjeçar ka vendosur t'i japë fund jetës, duke u vetëvarur në një pemë në ullishten pas banesës së tij.
Raportohet se Harizi është gjetur i vetëvarur me litar dhe pa shenja jete dhe trupi u pajetë i të moshuarit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku edhe do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Gjirhashtu Policia ka njoftuar se viktima kishte vite që vuante nga depresioni. Ndërkaq familjarët kanë deklaruar për mediat se i ndjeri merrte ilaçe antidepresive prej 4-vjetësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë