Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk e zyrtarizuar nëse në zgjedhjet e 25 prillit do të shkojnë në koalicion dhe me një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë, apo veç e veç.
Megjithatë, përpos bisedimeve që po zhvillohen mes dy partive kryesore opozitare për gjetjen e formulës së bashkëpunimit, që mund të jetë edhe sipas qarqeve, si PD ashtu edhe LSI kanë nisur t’u prezantojnë qytetarëve programet e tyre ekonomike.
Në morinë e zotimeve parimore të përbashkëta për një qeverisje të ndershme, luftë monopoleve, korrupsionit dhe dakordësinë për taksën e sheshtë në nivelin 9 për qind, mes dy programeve ka edhe disa ndasi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.