Njerez

Ku ke dëshirë të presësh vdekjen

Rooni Bennet e cila është krijuesja e një blogu, zbuloi kohët e fundit se vuante nga kanceri në mushkri. Pasi doktorët i thanë se nuk kishte shërim për gjendjen e saj, 77 vjeçarja vendosi të bënte të gjitha gjërat që e kënaqnin, ndryshe nga çdo bënin të gjithë njerëzit e tjerë, po të ishin në të njëjtën situatë.

Ajo filloi të bënte stërvitje në mëngjes dhe të konsultohej me një dietologe çdo muaj që të konsumonte ushqime të ndryshme dhe të shëndetshme.
Nuk ka gjë më të vështirë se sa të dish se jeta jote po shuhet dita ditës.

“Unë gjithmonë kam menduar për të tjerët dhe asnjëherë nuk jam kujdesur për shëndetin tim. Mendoja se kurrë nuk kisha kohë,” tha Bennet.
Gjithashtu, ajo shprehet se ka besim të plotë në ekipin e saj mjekësor në Oregon Health, që trajton të diagnostiguarit me kancer të mushkërive dhe pankreasit.

Bennet tregon se të gjitha mendimet, idetë apo dëshirat shkatërrohen në momentin që doktori të thotë se nuk ka zgjidhje për sëmundjen tënde.
Katër ose pesë herë në ditë Bennet ndjen dhimbje të mëdha. Ajo merr frymë thellë dhe pret deri sa gjithë dhimbja të kalojë. Ndryshe nga të gjitha historitë që kemi dëgjuar Bennet nuk dëshiron të marrë një psikologë për të kaluar vështirësinë e saj.

Rooni Bennet

Në vend të kësaj, ajo dëshiron të ndjejë dhimbjen, për të kuptuar se si është t’i afrohesh vdekjes. Ajo dëshiron të jetë e vetëdijshme dhe kthjellët në çdo moment
“Vdekja është aventura e fundit më e madhe që kemi në grimcën e fundit të jetës dhe dua ta përjetoj atë si është,” thotë ajo.

Të shkruari është një domosdoshmëri për të. Bennet dëshiron të shkruaj gjatë gjithë kohës, pasi për dekada, të shkruarit e ka ndihmuar atë të kuptojë botën dhe veten. Në një fletore Bennet ka shkruar ato që ndjen dhe mendon, disa prej tyre janë shpërndarë në një seri publikimesh në lidhje me sëmundjen e saj, ndërsa disa të tjera duket se i kursen për të ardhmen.

Ajo gjithmonë e më shumë, po drejtohet nga gjërat që ka dashur të bëj. Të konsumojë ushqimet e preferuara si akullore, djathë dhe boronica. Të takohet me miqtë e saj dhe të diskutojnë çështje të ndryshme sociale.
Në blogun e saj, ajo ka ftuar lexuesit t’i bëjnë pyetje mbi gjithçka.

“Kjo është një situatë e re për mua dhe asnjë nuk ka një libër udhëzimi se çfarë duhet të bësh. Me anë të pyetjeve të ndryshme unë do të zbuloj se si ndjehem për gjithçka që ka të bëjë më sëmundjen time,” thotë ajo.
Gjatë kohëve të fundit, ajo u pyet nga një lexues nëse ishte e zemëruar me sëmundjen dhe me fatin e saj. Përgjigja e Bennet ishte e çuditshme.

“ Shumë herë kam lexuar për disa pacientë të cilët janë mërzitur dhe thonë “pse unë”. Pyetja ime është “pse jo unë”.
Shumica e familjarëve të mi kanë vdekur nga kanceri dhe 40 për qind e të gjithë amerikanëve përjetojnë një formë kanceri. Sigurisht që unë nuk do të isha e veçantë nga të tjerët,” shprehet ajo.
Dhjetëra lexues janë të mahnitur nga për karakteri i Bennetit.

“Në moment që ajo ka shkruar për përvojat e saj me detaje, shumë njerëz kanë treguar të gjitha mendimet dhe përvojat e tyre që kanë pasur me sëmundjet,” tha Millie Garfield një mike e saj.
Gjithashtu, edhe burri i Bennet tha se gjithçka që ajo ka shkruar, do të mbetet një dëshmi që do tregojë për jetën dhe mendimet e saj.

Njerëzit e tjerë mund të kenë perspektiva shumë të ndryshme, pasi e nënvlerësojnë jetën e tyre kur mësojnë që kanë një sëmundje të pashërueshme. Gjatë viteve të fundit, Bennet zgjodhi të jetojë duke biseduar me çdo njeri që shkruante në blogun e saj.
“Ka shumë pak kohë për të jetuar, kështu që duhet të tregohen përvojat që ke kaluar,” Kjo është një marrëveshje që çdo kush duhet të bëjë me veten. Unë do vazhdoj të shkruaj për aq kohë sa dua dhe mundem,” shprehet ajo./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë