Mendim

Ku është gjendur multiplikatori 4 herë i rritjes së çmimit të energjisë ?

Nga Irena Beqiraj - Padyshim, multiplikatori 4 herë diku është gjendur, dhe arsyetimi duhet kërkuar tek çmimet e eksportit të energjisë elektrike. Shqipëria në 6 mujor prodhoi 86 % të konsumit total (me gjithë humbjet ) të energjisë elektrike edhe importi neto ( import - eksport ) ishte 14%. Po të analizosh të dhënat me kujdes, 39% e prodhimit vendas realizohet nga KESH ndërsa 61% nga koncensionet. Importet edhe eksportet e energjisë elektrike kryesisht janë realizuar nga kompani private edhe prodhuesit koncensionar. Ato të kryera nga KESH edhe OSHEE janë në vlera shumë të vogla. Çmimet në import jane rritur me 2.92 herë edhe çmimet në eksport janë rritur rreth 4.4 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Më qëllim për të plotësuar nevojat e vendit me sasinë e energjisë që në të kundërt mund të shitet në eksport me 4.4 herë më shumë, konsumatori mbi 800 KWh do të detyrohet ta blejë energjinë me atë çmim. Kështu sigurohen fitimet e papritura të prodhuesve vendas të energjisë .

Këto fitime quhen të papritura pasi nuk kanë ardhur si rezultat i rritjes së investimeve apo ndonjë ndryshimi thelbësor të kryer nga prodhuesit, por thjesht si rezutat i rrijtes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Gjendja e financiare e kompanive shtetërore, mënyra sesi funksion tregu dhe kushtet e kontratave koncensionare e bëjnë sinqeritetin një luks të tepruar edhe për ERE-n, jo më për qeverinë.

Por një gjë është e sigurt, konsumin familiar edhe çmimin e deri tanishëm na e kanë siguruar veprat e socializmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë