Lajme

Kryeprokurori i ri, Olsian Çela merr sot detyrën

Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi dje Kryeprokurorin e ri me anë të një votimi të fshehtë.
Sot pritet që të bëhet prezantimi i Çelës dhe marrja e detyrës.
Siç shihet në këtë foto të siguruara nga gazeta “Si”, Çela po hyn në ambientet e Prokurorisë.


Kuvendi votoi me 101 vota pro kandidaturën e Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Arta Markun.
Për Arta Markun Kuvendi votoi me 11 pro 22 kundër dhe 78 abstenim, e ndërsa për Fatjona Memçaj 8 kanë qenë pro, 16 kundër dhe 87 abstenim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë