Lajme

Kryenin vjedhje në shtëpitë e Lezhës, arrestohen 4 shtetas

Policia e Lezhës ka vënë në pranga katër persona për veprën penale të vjedhjes.
Sipas policisë, personat e prangosur kryenin vjedhje në banesat e qytetit, ndërsa pre e vjedhjes ka rënë edhe një banesë e shtetases F. M nga Kosova.
Policia është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur që brenda rreth 20 minutave, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Antagut”, në dalje të Shëngjinit, të bllokojë automjetin, së bashku me personat që qarkullonin në të.
Mësohet se janë vënë në pranga:
Anton Frroku, 49 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin;
Rushan Hysi, 25 vjeç, banues në Tepelenë;
Hodo Sinanaj, 28 vjeç, banues në Tiranë;
Ardian Selamani, 48 vjeç, banues në Lezhë;
Siç njofton, këta shtetas dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qarkun Lezhë e më gjerë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre.
Gjithashtu, shtetasit Anton Frroku, në biznesin e tij, një lokal nate në Ishull, Shëngjin, nga punonjës të OSHEE-së iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë