Lajme

Kryen një sërë vjedhjesh, arrestohet 16-vjeçari në Kamëz

Policia e Tiranës ka arrestuar një 16-vjeçar, pasi akuzohet për disa vjedhje.
Policia thotë se i riu është arrestuar në flagrancë i riu, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe dy të tjerë.
Siç njofton policia, janë zbardhur edhe 9 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë, të kryera nga 16-vjeçari, në bashkëpunim me dy të mitur që ndiqen në gjendje të lirë.
Mësohet se është vënë në pranga shtetasi me inicialet A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit e mitur K. S., 16 vjeç dhe K. S., 13 vjeç, të dy banues në Paskuqan, Kamzë.
A. XH., 16 vjeç, i ndihmuar edhe nga dy të mitur 13 e 15 vjeç, kishte vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit K. O., brenda të cilit kishte një shumë parash, euro dhe paund.
Në momentin e bllokimit, policia gjeti dhe sekuestroi 165 paund, 360 euro, 30800 lekë dhe një aparat celular.
Shtetasit në fjalë janë dhe autorë të dyshuar të disa ngjarjeve të ndodhura në Kamëz dhe në Tiranë, në vende dhe kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë