Ne rrjet

“Kryeminstri Rama të sqarojë pse ka shkuar në Stamboll!”

Ndërkohë që Tirana “vlon” nga protestat e studentëve, kryeministri Edi Rama është larguar drejt Turqisë, ku edhe ka zhvilluar një takim me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Por lënia e vendit mes kësaj situate të tensionuar është konsideruar si e pajustifikueshme nga ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, i cili thotë se kryeministri Edi Rama duhet të sqarojë se ku ndodhej në këto ditë protestash dhe arsyet se pse ka udhëtuar.

“Nëse i t’i duhej te këshillohej për çfarë po ndodh ne Shqipëri, këtë duhet ta bëjë me liderët e personalitet e Perëndimit dhe BE-së ku ne aspirojmë të shkojmë e standardet e të cilëve duhet të implementojmë. Nëse në atë drejtim i janë “mbyllur dyert”, kjo është tragjike”- shkruan deputeti i PD-së në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Duke komentuar vizitën e Ramës në Stamboll, Tritan Shehu shprehet se kreu i qeverisë është i detyruar te bëje publike çfarë e shtyu kaq fort për të lenë vendin në këto momente.

Tritan Shehu

“Në qoftë se ka udhëtuar për shkaqe të tjera, është i detyruar të bëjë publike cfarë e shtyu kaq fort për të lënë vendin në këto momente, kur cdo drejtues tjetër perëndimor në një rast të tillë do të ishte a do të kthehej në zyrën e tij”, shton ish-ministri. “Së paku duhet të sqarojë zyrtarisht opinionin për të vërtetën dhe jo me një foto te hedhur….”

Lajmi për largimin e kryeministrit është bërë i ditur nga mediat turke, të cilat shkruajnë Edi Rama ndodhet në Turqi, ku ka zhvilluar edhe një takim me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili e priti në Pallatin Beylerbeyi në Stamboll.

Nuk ka asnjë njoftim të vizitës së Ramës në Turqi, por lajmi është bërë i ditur edhe nga faqja zyrtare e Presidentit turk.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë