Ne rrjet

Kryeministri italian: Nuk jam kukulla e Salvinit!

Përplasjet mes Italisë dhe Bashkimit Europian arritën kulmin të martën, kur kryeministri Giuseppe Conte u sulmua njëzëri me të gjithë deputetët e Parlamentit Europian.

Conte pati një debat të ashpër me eurodeputetët, të cilët e cilësuan kryeministrin italian një "marionetë” në duar e Matteo Salvinit.

Duke debatuar në Parlament, kryeministri i vendit fqinj mbajti një fjalim për të ardhmen e Europës, duke thëmë se BE-ja po udhëhiqej nga frika dhe se kishte "humbur kontaktin" me njerëzit.

Conte gjithashtu fajësoi BE-në se kishte marrë vendime të padrejta mbi emigracionin duke deklaruar se burokratët europianë nuk mund të vazhdojnë të merren me emigracionin . Ai paralajmëroi se qeveria italiane dëshiron t'i japë Europës një "tronditje" për t’u përballur me realitetin.

Parlamentarët kryesorë u përpoqën të fajësonin qeverinë populiste të Italisë për përplasjen diplomatike me Francën, duke thënë se Roma zyrtare kishte fyer presidentin Emmanuel Macron.
Javën e kaluar, Parisi tërhoqi ambasadorin e saj nga Roma, hera e fundit ndodhi në vitin 1940 kur Italia shpalli luftë në Francës. Pakënaqësia arriti kulmin kur Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yjët u takua me udhëheqësit e jelekverdhëve.

Giuseppe Conte

Udo Bullmann, kreu i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, hodhi poshtë kritikat e Conted, duke thënë se Italia po shkon "drejt izolimit politik dhe ekonomik".
Bullmann gjithashtu tha se Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvinit, "ka një kritikë për gjithçka, por nuk ka zgjidhje për asgjë".

Renaud Muselier, një eurodeputet i njohur francez, fajësoi Italinë se kishte "ndërhyrë" në çështjet e brendshme të vendit të tij. "Pas 70 viteve bashkëjetese pa konflikt, tensionimi i marrëdhënieve mes vendeve tona është një gabim i madh diplomatik",deklaroi ai.

Ndërkohë eurodeputeti Verhofstadt tha se i vjen keq për degjenerimin politik të Italisë.Sot më lëndon të shoh degjenerimin politik të Italisë", tha Verhofstadt. “Roma ka marrë tanimë një fytyrë anti-evropiane”,tha ai.

Verhofstadt gjithashtu akuzoi Conte, një avokat dhe profesor në Universitetin e Firences pa eksperiencë politike që u zgjodh për të drejtuar vendin fqinj qershorin e kaluar, si një "kukull" të Di Maios dhe Salvinit.

Giuseppe Conte dhe Matteo Salvini

Duke u kundërpërgjigjur ashpër, Conte deklaroi se: "Duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me fjalët që përdorim. Unë nuk jam një kukull, jam shumë i kënaqur të përfaqësoj popullin tim".
"Kukulla janë ata që punojnë nga fuqitë e tjera dhe korporatat e mëdha, ky nuk është rasti im," tha ai.

Megjithtaë, shumë eskpert pajtohen se Conte, për sa vlen, është më shumë një lider teknik sesa një udhëheqës. Ai u zgjodh pas 11 javësh negociatash mes partive populiste që triumfuan në zgjedhjet e qershorit. Para se të drejtonin gishtin nga Giuseppe Conte, një professor pa përvojë të mëparshme politike, partitë triufuese duhej të pajtoheshin se Silvio Berluskoni, lideri historik i vendit i akuzuar për evasion fiskal dhe korrupsion, nuk mund të zgjidhej sërish kryeministër.

Marrëveshja për liderin e ri, u arrit vetëm pas tërheqjes së Berluskonit, duke sinjalizuar se mes dallimeve ideologjike të bashkëpunëtorëve të tij, Conte nuk do të jetë një kryeministër i vërtetë, por një lajmëtar që pati fatin të ulej në fron.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë