Ne rrjet

Kryeministri i ri i Greqisë emëron kabinetin e tij

Kryeministri i ri konservator i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis emëroi kabinetin e tij të hënën pasdite, duke u besuar postet kryesore qeveritare ndihmësve të ti të besuar.
Ligjvënësit të njohur të partisë së tij, Demokracia e Re, Nikos Dendias iu dha roli kryesor i ministrit të Jashtëm, ndërsa Kristos Staikouras u emërua ministër i financave.
Nikos Panagiotopulos mori rolin e ministrit të mbrojtjes, Adonis Georgiadis do të ndërmarrë portofolin e zhvillimit dhe investimeve ndërsa Vassilis Kikilias do të jetë ministër i shëndetësisë.

Michalis Chrysochoidis, i cili shërbeu si ministër i mbrojtjes civile në qeverinë e Lucas Papademos në vitin 2012 dhe ministri i rendit publik me PASOK në vitet 1999-2004, u riemërua ministër i rendit publik.

Takis Theodorikakos do të drejtojë Ministrinë e Brendshme ndërsa Costis Hatzidakis do të jetë Ministri i Energjisë.

Panagiotis Pikrammenos, një gjykatës në pension i cili shkurtimisht shërbeu si kryeministër i përkohshëm në kulmin e krizës ekonomike të Greqisë në vitin 2012, u emërua zëvendëskryeministër.

Në kabinetin e tij ai ka përzgjedhur vetëm dy gra, Niki Kerameos si ministre e Arsimit dhe Lina Mendoni si Ministre e Kulturës.

Përbërja e kabinetit u njoftua nga zëdhënësi i qeverisë së re Stelios Petsas. Kabineti i ri duhet të betohet të martën dhe të ketë sesionin e tij të parë në orën 11 të mëngjesit të mërkurën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë