Mendim

Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut? BDI mbledh partitë shqiptare

Ali Ahmeti ka ndërmarrë sot një nga hapat më të parashikueshme të karrierës së tij, duke mbledhur për herë të parë në një tryezë politike partitë shqiptare.

Ky vendim, i cili është interpretuar si ftesë për formimin e një koalicioni të madh shqiptar, vjen vetëm gjashtë ditë para skadimit të afatit të vendosur nga Presidentin Stevo Pendarovski për t'i dhënë mandatin partisë më të votuar për të formuar qeverinë.

Të dyja partitë kryesore maqedonase kanë intensifikuar bisedimet me partitë shqiptare, duke i “joshur” për formimin e shumicës. Por Ahmeti duket se nuk ka hequr ende dorë nga kërkesa për një kryeministër shqiptar, duke u kthyer kështu në në sfidë për partitë maqedonase.

Duke shfrytëzuar simblolikën e përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ai ka ftuar më 13 gusht 2020, në një tryezë kreun e partisë Alternativa, Afrim Gashi, kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, Ziadin Selën, kreun e Aleancës për Shqiptarët dhe Menduh Thaçin kreun dhe deputetin e vetëm e Partisë Demokratike Shqiptare

“Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik 2020, kam nderin t'ju ftoj në takim të përbashkët të tryezës së partive parlamentare shqiptare”, shkruante Ahmeti në ftesën e tij.

Liderët e partive shqiptare mësohet se do t’i përgjigjen sot ftesës së kreut të BDI-së, edhe pse sinjalet e para tregojnë se do t’i bashkangjiten këtij takimi. Së bashku partitë shqiptare kanë 32 deputetë, i cili është numri më i lartë i përfaqësuesve shqiptarë  në historinë e vendit fqinj por nuk mjafton për formimin e shumicës. Megjithatë, bashkimi në  një bllok të vetëm dhe dalja më kërkesën e kryeministrit shqiptar do t’i jepte përparësi në bisedimet e koalicionit jo vetëm BDI-së, por edhe partive të tjera.

Zaev bashkohet me Lëvizjen Besa

Social Demokratët kryesorë në pushtet, të udhëhequr nga ish-kryeministri Zoran Zaev, të mesoher se janë të angazhuar në bisedime jome të githa partitë shqiptare, ndërkohë që ka formuar tanimë një koalicion parazgjedhor më Lëvizjen Besa. Zaev, aleanca e të cilit fitoi 46 nga 120 vendet në parlament në zgjedhjet e 15 korrikut, u takua me Ahmetin javën e kaluar në përpjekje për të riformuar aleancën e vjetër, edhe pse gjatë zgjedhjeve, e cilësoi BDI-së si parti të korruptuar që duhet të dilte pas 16 vitesh në opozitë. Por nëse arrijnë të shtrëngojnë duart, duke lënë pas mllefet e vjetra, së bashku, këto dy parti do të kishin 61 vende, minimumi i nevojshëm për një shumicë parlamentare.

"Takimi ishte premtues," tha të enjten zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, i cili ishte mandatin e kaluar edhe zëvëndëskryeministër "Por nuk mund të njoftojmë akoma qëndrimet tona. Sot diskutimi u rrotullua rreth rikthimit të besimit të humbur gjatë fushatës zgjedhore… Ne kemi nevojë për durim. Ne do t'i vazhdojmë takimet në ditët në vijim. "

Gjatë fushatës elektorale të luftuar ashpër, dy ish partnerët në qeveri shkëmbyen fjalë të ashpra. BDI sulmoi ashpër edhe Lëvizjen Besa dhe tha se ishte shumë e zhgënjyer që Social Demokratët kishin zgjedhur partnerë të tjerë shqiptarë të opozitës për fushatën zgjedhore.

Të enjten, partia kryesore e opozitës së qendrës së djathtë VMRO DPMNE, e cila fitoi 44 vende, tha se drejtuesi i saj, Hristijan Mickoski, kishte takuar gjithashtu shefin e BDI-së Ahmeti për të diskutuar formimin e një aleancë të mundshme qeverisëse. Së bashku, këto parti do të kishin vetëm 59 deputetë, kështu që do të kishin nevojë për një partner të tretë për të formuar një qeveri. Në këto kushte Social Demokratët nën Zaev ndërkohë mbeten favoritët. Por fjalën e fundit duket se do ta thonë shqiptarët.

BDI deri më tani ka hedhur poshtë spekulimet për marrëveshje të mundshme me Social Demokratët, për të vendosur një kryeministër shqiptar vitin e fundit të mandatit. Ajo po ashtu akuzohet se është duke diskutuar me VMRO DPMNE-në për arritjen e një marrëveshje që kryeministër të vendoset një deputet me origjinë shqiptare i VMRO DPMNE-së, por e ka hedhur poshtë,

Por me 15 deputetë, BDI është parë si kryefamiljari i tryezës parlamentare shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë