Politike

Kryemadhi i kërkon (me statut) Metës: S’mund t’i propozosh njerëzit e tu në forumet drejtuese dhe qeveri

Monika Kryemadhi nuk do të jetë më anëtare e kryesisë së re të partisë në listën që bashkëshorti i saj ka propozuar paraprakisht, por ajo ka dy propozime për t’i paraqitur për votim Konventës.

Ajo që bie në sy është një propozim direkt për njerëzit e Ilir Metës që Kryemadhi e ceku me mediat edhe para fillimit të Konventës.

“Anëtari i PL, nuk mundet të propozojë për anëtarësim në forumet drejtuese të partisë në të gjitha nivelet, individë me të cilët ka konflikt interesi. Në kuptimin e këtij neni, marrëdhëniet me konflikt interesi përfshijnë por pa u limituar tek ato familjare, shoqërore, të biznesit, të punësimit aktual apo të mëparshëm, të fqinjësisë. Propozuesi, as nuk merr pjesë në votim për zgjedhjen në organet drejtuese të PL të një individi me të tilla marrëdhënie.

Ky rregullim zbatohet edhe për individët që Partia e Lirisë do të propozojë si përfaqësues të saj në role të ndryshme në pushtetin legjislativ, si dhe në pushtetin ekzekutiv gjatë gjithë periudhës qeverisëse të Partisë së Lirisë.

Marrëdhëniet e punësimit në PL, apo të emërimit në detyrë, nuk mund të lidhen ndërmjet dy individëve me marrëdhënie konflikti interesi. Në raste të tilla, eprori duhet t’a deklarojë këtë marrëdhënie në kryesinë e PL, e cila miraton emërimin me shumicë të thjeshtë.”, thuhet në propozimin e Kryemadhit


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë