Politike

‘Cfarë sjell minuti s’e sjell sekondi’, paralajmërimi i Kryemadhit për largimin nga politika dhe mesazhet për Metën: Jam gladiatore me taka   

Monika Kryemadhi hyri në sallën e madhe ku do mbahej Konventa e PL-së e shoqëruar nga dy bashkëpunëtorët e saj, Endrit Braimllari dhe Elona Guri. Kryemadhi u shfaq e keqardhur për spostimin në parti, la të kuptojë se edhe mund të largohet (duke treguar se do të ketë prioritet fëmijet e saj), si dhe përcolli dy mesazhe politike për Ilir Metën. Së pari; ajo tha se do të propozojë në Konventë që ata që kanë konflikt interesi në parti nuk duhet të ketë pozicione qeverisëse.

Sipas saj, konflikti i interesit është më problematik sesa nepotizimi, duke iu referuar në fakt njerëzve që Ilir Meta ka ‘transportuar’ nga Presidenca në parti. Vetë Kryemadhi nuk iu përgjigj ndonjë emri konkret, por referenca ishte e dukshme. Disa herë Kryemadhi ka shprehur rezerva ndaj njerezve që Meta ka marrë nga Presidenca në parti duke i akuzuar indirekt se janë ata që kanë ndikuar tek vendimet e tij.

Së dyti; Kryemadfhi tha se nuk është dakord me fraksionet, nje propozim që Meta e ka përcjellë për ta votuar si ndryshim statuti në Konventë.

'Unë nuk besoj tek fraksionet, besoj tek vërtetësia e secilit nga ne. Frakison nuk e bëj për shoë. Jam gladiatore me taka, nuk kam turp të vishem si grua, nuk jam burrë. Por beteja e Kryemadhit është një betejë që ka të bëjë me rritjen dhe përgatitjen e shumë figurave të reja. Ashtu si Erisa Xhixho është kandidate për zvpresidente, do të thotë se PL ka elementin civilizues, dhe kjo të mos kthehet në fasadë por të prodhojë vlera. Ajo çka dua të them është që aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve dhe të reja mund të shërbej njerëzve momentalë', tha Kryemadhi.

E pyetur më pas si ndihet që tashmë pas kaq shumë vitesh në politikë po lihet jashtë, ajo tha:

'Normal që ndjej keqardhje pasi nuk mund të fshish 30 vite me një vendim për shkak se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo pëfitime. Për mua familja është e rëndësishme. Në 30 vjet jam inevstuar që në FRESSH. Jam një nga akademitë politike më të vjetra në Shqipëri. Ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era. Në 30 vjet Monika ka qenë gladiatore në arenën e luftës, por do të shikoj prioritet të tjera. Kam mbushur 50 vjeç. Jeta është shumë e gjatë, çfarë sjell minuti nuk e sjell sekondi'.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë