Analize

Kroacia në majë të Kupës së Botës-Ana e errët e lojës së bukur

The Economist –Futbollistët , ashtu si ushtarët e kombit, dhunë në  qëndrimet që trumbetonin luftë, korrupsion i egër dhe tifozë që nxjerrin slogane fashiste: futbolli kroat ka qenë një çështje dramatike në tri dekadat e fundit. Në fare  pak shtete të tjerë qëndrojnë aq të ndërthurur mes tyre  politika dhe loja e bukur.

Kur Kroacia mposhti Rusinë më  7 korrik presidentja e saj kërceu nga gëzimi përballë Dmitry Medvedevit, kryeministrit rus. Me arsye: ajo, festa e saj dhe e partive të tjera politike të Kroacisë kanë përfituar  të gjithë nga financimi i zgjedhjeve lidhur me futbollin. Më 15 korrik, futbollistët e Kroacisë, të nxitur  të hakmerreshin për humbjen nga duart e Francës në gjysmë finalet  e Kupës  së Botës në vitin 1998, i takuan blutë sërish në Moskë.“Fitoret futbollistike i japin formë identitetit të një kombi po aq sa edhe luftërat,”, ka thënëFranjo Tuxhman, presidenti i parë  i Kroacisë së pavarur dhe burri që ka udhëhequr shtetin përmes shpërbërjes traumatike të Jugosllavisë dhe luftërave të 1990-ës. Është thënë ndonjëherë se lufta për pavarësi e Kroacisë nisi në maj të 1990-ës, kur tifozë nga Zagrebi dhe Beogradi u përplasën në stadiumin “Maksimir”, të Zagrebit. Nuk është e vërtetë, por ishte ngjarje me domethënie të madhe në spiralen rënëse.

Dy javë më vonë, shoqata Jugosllave e futbollit që po vdiste mbajti një ndeshje përgatitore për Kupën e Botës në të njëjtin stadium, vetëm që tifozët kroatë të fërshëllenin himnin kombëtar Jugosllav. Tuxhmani u bë president në Dhjetor të 1990-ës. Ndërsa shteti  shpalli pavarësinë dhe u fut në luftë më 1991-shin, ai deklaroi se atletët e tij ishin ambasadorë, edhe pse Kroacia atëkohë nuk kishte asnjë. Sipas  Dario Brentinit,  specialist  në politikat e Ballkanit dhe sportin në Universitetin e Grazit, Tuxhman kishte një nocion të qartë se futbolli dhe sportet ishin “komb-formuese”. Më 1998-ën, thotë z.Brentin, ai  atribuoi suksesin e ekipit në Kupën e Botës “shpirtit kroat” e jo aftësive futbollistike.

Sot,  vijon z.Brentin, futbolli kroat është bastioni i fundit i “Institucioneve Tuxhmanite”, me të cilën ai nënkupton se është e dominuar nga burra të fortë, mbushur me nepotizëm dhe korrupsion. Burri më i fortë mes të gjithëve ishte  Zdravko Mamic, ish kreu i Dinamos së Zagrebit dhe zv/president i Federatës kroate të Futbolli. Ai ndihmoi financimin e zgjedhjes sëKolinda Grabar-Kitarovic, presidentes kroate. Më 6 qershor ai u dënua për korrupsion në rastin që përfshinte Luka Modric, kapitenin e kombëtares kroate të futbollit dhe mbrojtësin Dejan Lovren, të cilët do të përballen me padi gjyqësore për dëshmi të rreme kur të kthehen nga Rusia. Z.Mamic, i cili po apelon vendimin, tanimë është larguar drejt Bosnjës.

Sikur kjo të mos ishte mjaft, për vite me radhë, futbollistët kroatë dhe tifozët kanë kënduar “Për Atdheun! Gati!” Ky slogan është pashmangshëm  i lidhur me regjimin tradhtar dhe nxitës të gjenocidit Ustasha, që sundoi Kroacinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo i ka sjellë ekipet kroate dhe tifozët, të cilët në të kaluarën janë akuzuar për racizëm, vite problemesh me organizmat ndërkombëtarë të futbollit. Për të gjithë anët e errëta, vendi do të gëzojë sërish me fitoren. “Historike”, është një fjalë e mbipërdorur. Por, nëse  Kroacia, një shtet me 4 milionë banorë, fiton kupën përdorimi i saj do të justifikohet me siguri. Nuk ka ndodhur qysh nga koha e  Uruguait më 1950-ën, që Botërori të fitohet nga   një  ekip i një shteti aq të vogël.

Llogaritja e impaktit  ekonomik që vjen nga  sportet është i vështirë, por mund të ketë fare pak vend për dyshim se një fitore mund të vlejë më shumë në terma të publicitetit pozitiv për Kroacinë sesa vite të tëra mburrjeje në fushata globale PR. Ndaj, nuk është habi që i gjithë kabineti u takuan të veshur me fanellat e futbollit më 12 korrik.

*Përktheu: Suadela Balliu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë