Futboll

Kroacia befason Spanjën, Gjermania dhe Anglia kalojnë testet miqësore

Është hapur gara në grupin 4 të Ligës A në kompeticionin Uefa Nations League. Kroacia ka mposhtur Spanjën në fund të takimit dhe ringjall shpresat për kualifikim. Ndeshja ishte një nga më të bukurat e mbrëmjes me gola dhe aksione nga të dyja krahët, por me ballkanasit që në fund ia dolën të triumfojnë.

Takimi nisi më mirë për kroatët, që kanë disa raste për të shënuar, por Ivan Perisiç nuk ia del që të konkretizojë siç duhet. Me gjithë rastet e shumta në të dyja krahët, pjesa e parë do të mbyllej me rrjetat e paprekura.

https://twitter.com/CroatianSoccer/status/1063178416185204736

Por në 45 minutat e dyta historia do të ishte totalisht e ndryshme. Menjëherë me fillimin e lojës, është Kroacia që gjen e para golin. Do të ishte Kamariç që çon i pari topin në rrjetën e De Gea. Por avantazhi i nënkampionëve të botës nuk do të zgjaste shumë, pasi vetëm dy minuta më vonë do të barazonte Spanja me anë të Dani Sebajos.
Barazimi nuk e demoralizoi skuadrën e Kroacisë, që kërkon sërish avantazhin dhe do ia dilte që ta gjente në minutën e 69’ me anë të Jedvaj.

Spanja sërish barazoi me anë të Moratës, por Kroacia sërish kaloi në avantazh në fund me sulmuesin Jedvaj. Me dopietën e tij sulmuesi i Bajern Leverkusen i jep tre pikë shumë të rëndësishme Kroacisë që çojnë në kuotën e katër pikëve 2 më pak se Spanja, por me një ndeshje më shumë që do e luaj kundër Anglisë pak ditë më vonë.

Në ndeshjen e grupit 2 të ligës A, Belgjika ka fituar 2-0 ndaj Islandës me dy gola të Batshaui.Në ligën B sfida me Austrisë dhe Bosnje Hercegovinës është mbyllur në barazim në shifrat 0-0.

Sakaq në këtë datë të vënë në dispozicion nga Uefa dy gjigandët europianë, Gjermania dhe Anglia kanë zhvilluar dy takime miqësore.

“Pancerat” janë përballur me Rusinë, në një sfidë që kanë fituar 3-0. Skuadra e Lëv është përpjekur të hedhë pas krahëve momentin e keq që po kalon këtë vit dhe Rusia ishte një kundërshtarë i denjë për një gjë të tillë. Golat për përfaqësuesen gjermane u shënuan nga Sane, Sule dhe Gnabri.

Edhe Anglia ka fituar miqësoren e saj përballë SHBA me rezultatin 3-0. Kështu “tre luanët” kanë përshëndetur me fitore sulmuesin anglez më të mirë të të gjitha kohërave, Uejn Runi, që luajti mbrëmjen e kësaj të enjte, ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren. Për britanikët shënuan, Lingard, Arnold dhe Uillson.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë