Histori

Kriza e raketave kubane, si u shmang falë ‘fatit’ konflikti bërthamor 60 vjet më parë në ishullin e Karaibeve

BRSS-ja po instalonte armë atomike të afta për të vrarë miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në ishullin e Karaibeve, një aeroplan-spiun amerikan ishte rrëzuar dhe Shtëpia e Bardhë donte të përgjigjej duke sulmuar. Por - siç do të thoshte më vonë shefi i Pentagonit, McNamara - "për fat ne ndryshuam mendje". Ja përse

Gazeta Si - E shtuna e 27 tetorit 1962, “ishte jo vetëm momenti më i rrezikshëm i Luftës së Ftohtë. Ishte momenti më i rrezikshëm në historinë e njerëzimit”. Kështu shkruante historiani Arthur Schlesinger, në atë kohë një këshilltar i ngushtë i presidentit amerikan Kennedy, duke kujtuar orët në të cilat apokalipsi bërthamor ishte shmangur pothuajse më shumë nga fati sesa nga vullneti.

Atë ditë, 60 vjet më parë, në fakt, një aeroplan spiun amerikan U-2A u rrëzua mbi qiejt e Kubës, ku BRSS-ja po instalonte raketa atomike të afta të shkaktonin miliona të vdekur Amerikë, duke vrarë pilotin Rudolf Anderson.

Shtëpia e Bardhë kishte vendosur kohë më parë të përgjigjej, duke sulmuar ishullin nëse do të kishte ndodhur një provokim i tillë.

Por siç zbuloi më vonë shefi i Pentagonit, McNamara, "për fat ne ndryshuam mendje dhe menduam se mund të kishte qenë një aksident".

Mbetjet e një avioni amerikan U-2 të rrëzuar nga kubanët gjatë krizës së raketave të vitit 1962

Në të njëjtat orë të së "Shtunës së Zezë", një nëndetëse sovjetike B-59 po lundronte pranë kufijve të bllokadës detare, e urdhëruar nga Kennedy për të parandaluar dërgimin e raketave të tjera atomike për Fidel Kastron dhe grupi i aeroplanmbajtëses amerikane, “Randolph” e kapi atë, duke lëshuar në thellësi predha për ta paralajmëruar që të zmbrapsej.

Ato në fakt ishin bomba stërvitore, të paafta për ta shkatërruar B-59, por kapiteni Valentin Grigoryevich Savitsky, mendoi se lufta kishte filluar dhe vendosi të përgjigjej me një raketë bërthamore.

Fatmirësisht, vullneti i tij nuk mjaftoi, sepse protokolli kërkonte pëlqimin e dy oficerëve të tjerë në bord.

Zëvendës komandanti Vasily Arkhipov e kundërshtoi këtë, duke parandaluar një apokalips atomik, i cili sipas kolegut të tij tashmë kishte filluar.

Anijet sovjetike që presin të ngarkohen me raketa pas marrëveshje SHBA-BRSS për tërheqjen e tyre nga nga Kuba. Foto ajrore, më 10 nëntor 1962

Megjithatë, pikërisht në ato momente rrëqethëse, ndërsa ushtria gati po luftonte, udhëheqësi sovjetik Hrushovi kishte marrë ftesën e Kastros për të bombarduar dhe i dërgoi Kenedit dy mesazhe kontradiktore.

E para, e parashikuar nga një intervistë në një bar midis korrespondentit të televizionit “ABC”, John Scali dhe agjentit të KGB-së, Alexander Fomin, sugjeroi që Moska të tërhiqte anijet e saj dhe të çmontonte raketat në Kubë, në këmbim të premtimit të Uashingtonit për të mos pushtuar kurrë Havanën.

E dyta ishte transmetuar nga “Radio Moska”, por kishte ndryshuar letrat në tryezë, duke kërkuar nga SHBA-të që gjithashtu të çmontonte raketat e tyre “Jupiter” të instaluara në Turqi dhe ndoshta ato të destinuara për në Itali.

Masat amerikano anti-ajrore në brigjet e Majemi në Amerikë

Robert Kenedy, më pas sugjeroi që vëllai i tij të injoronte mesazhin e dytë dhe në vend të saj t'i përgjigjej pozitivisht të parit.

Shpresat se truku do të funksiononte ishin aq të pakta, saqë ndërkohë ishin dhënë urdhra për fillimin e luftës.

Megjithatë, mëngjesin e së dielës, 28 tetor, “Radio Moska” transmetoi përgjigjen e Hrushovit se "për të eliminuar çdo kërcënim për kauzën e paqes", ai "urdhëroi heqjen e raketave nga Kuba dhe transferimin e tyre në Bashkimin Sovjetik".

Më pas në realitet, disa vite më vonë, u mësua se SHBA-të kishin rënë dakord të largonin raketat “Jupiter” nga Turqia pas një negocimi të fshehtë.

Takimi i 29 tetorit 1962 midis presidentit John F. Kennedy dhe gjeneralit David Shoup (majtas), dhe admiralit George Anderson (në mes)

Pentagoni i konsideronte të vjetëruara, kishte vendosur t'i eliminonte gjithsesi, dhe për këtë arsye sakrifikimi i tyre në altarin e paqes botërore dukej një shkëmbim i arsyeshëm.

Megjithatë, heshtja e kishte lënë të kalonte, siç ndodh shpesh në këto raste, sepse nga njëra anë i kishte lejuar Nikitës të merrte një koncesion konkret dhe domethënës dhe nga ana tjetër John-it të mos i jepte përshtypjen se kishte kapitulluar para pretendimeve të armikut.

Më 6 tetor, duke folur para mbështetësve të tij gjatë një mbrëmjeje për të mbledhur fondet elektorale në Nju Jork, presidenti Joe Biden tha se "ne nuk jemi përballur kaq seriozisht me perspektivën e “Armagedon”-it që nga koha e Kenedit dhe kriza e raketave kubane”.

Fidel Castro, (në qendër), me Nikita Hrushovin (djathtas), dhe ministrin e Jashtëm kuban, Raul Roa (majtas), në një foto të shtatorit 1960

Nuk dihet për momentin nëse ndonjë ushtri ruse ose amerikane ka arritur kaq afër shtypjes së butonit bërthamor në Ukrainë, si Valentin Grigoryevich Savitsky në nëndetësen B-59 në ujërat e Karaibeve.

Por mbi të gjitha nuk dihet nëse Putini do të ketë të njëjtin sens të shëndoshë si Hrushovi në pranimin e platformës së largimit, rrugën për të cilën kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se po mendon.

Nikita kishte vendosur t'i dërgonte raketat në Kubë për të ribalancuar ndikimin strategjik të fuqisë me SHBA-në, e cila në atë kohë kishte më shumë se 26,000 koka bërthamore kundrejt 3,300 sovjetike dhe shumë të pranishme në Evropë.

Ndoshta ai mendoi se mund ta shkëmbente heqjen dorë nga prania në ishull me kontrollin e Berlinit Perëndimor.

Një foto e një avioni zbulues amerikan që tregon një bazë raketash me rreze të mesme afër San Kristobal, Kubë

Por më 14 tetor 1962, majori Richard Heyser, duke fluturuar mbi U-2 San Cristobal, në provincën kubane të Pinar del Rio, kishte bërë 928 foto që vërtetonin pa asnjë dyshim ndërtimin e një vendi për nisjen e raketave SS.4.

Kenedi ishte informuar më 16 tetor dhe kishte shqyrtuar gjashtë hipoteza të përgjigjes, nga asgjëja, te pushtimi i ishullit.

Në fund, megjithatë, ai kishte zgjedhur "karantinën" në vend të një bllokade detare që tingëllonte si një shpallje lufte dhe kishte ekspozuar gënjeshtrat sovjetike kur ambasadori i OKB-së Stevenson i tregoi imazhet botës.

Askush nuk e dinte atëherë, por Moska kishte dorëzuar 158 koka luftarake në Havanë dhe për këtë arsye historia mund të kishte përfunduar shumë më keq.

Nëndetësja sovjetike B-59 u detyrua të dilte nga anijet amerikane. Komandanti i saj u bind në në fund që të mos përdorte raketa bërthamore

Hrushovi më pas gjeti një mënyrë për të shpëtuar fytyrën dhe për të dalë nga një situatë potencialisht katastrofike, në mënyrë që në të ardhmen e afërt të dukej dinjitoz, edhe pse një pjesë e nomenklaturës sovjetike në vitet në vijim, e qortoi atë me atë që ai e konsideronte një poshtërim.

Disa vjet më vonë Komiteti Qendror votoi në favor të dorëheqjes së tij nga çdo post në parti dhe në qeveri: Hrushovi u rrëzua, gjithashtu për gabime në politikën e jashtme.

Po Vladimir Putini? “Cari i ri” vendosi të sulmojë Ukrainën për një qëllim edhe më ambicioz se Hrushovi: të shkatërrojë rendin ndërkombëtar të lindur pas Luftës së Ftohtë.

Mbi të gjitha, ai e di se ka pak diferencë, pasi sheh trupat e tij që tërhiqen në Kherson, sepse Nikita humbi fuqinë vetëm dy vjet pas krizës së raketave.

Një aeroplan amerikan fluturon mbi një anije mallrash sovjetike gjatë krizës së raketave kubane, pas urdhrit të bllokadës detare kundër ishullit

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë