Treg

Kriptomonedhat arrijnë vlerën e 2 bilionë dollarëve. Më shumë se gjysma i përkasin Bitcoin

Tregu i kriptomonedhave kapi shifrën e 2 bilionë dollarëve, duke u dyfishuar në vetëm 2 muaj. Nga kjo shifra, më shumë se 1 bilionë i përkasin vetëm Bitcoin që momentalisht  vlen mbi 60 mijë dollarë. Ether, Binance Coin, Polkadot, Tether dhe Cardano janë keiptomonedha të tjera që së bashku vlejnë 422 miliardë dollarë.

Tregu i Bitcoin qe në vështirësi pasi investitorët kërkonin institucionalizimin e tij, për të nxitur aktivitetin në tregun monetar kur normat e interesit janë pothuajse zero.

Tesla pak më parë bleu rreth 1 miliardë dollarë vlerë të Bitcoin dhe filloi ta pranonte atë si formë pagese. Firma të tjera dhe institucione financiare kanë nisur konvertimin e Bitcoin në valuta ndërkombëtare.

Bitcoin avancoi të hënën kur Grayscale Bitcoin nënshkroi një trust si depozituesi më i madh i monedhave digjitale me mbi 34 miliardë dollarë. Grayscale pretendon ta konvertojë trustin në një fond tregtimi dhe këmbimi.

Coinbase si kompania që mban aksionet e kriptomonedhave njoftoi se nga muaji që vjen kriptomonedhat mund të jenë në rrjetin e Nasdaq.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë