Financa Personale

Kripto monedhat – Skemat mashtruese grabitën 4 mld USD në 2019

Seo Jin-ho, një operator në një agjenci udhëtimesh në Korenë e Jugut, nuk u tregua i interesuar për investimet “ekzotike” kur një kolege, i tregoi për PlusToken, një platformë që tregtonte bitcoin dhe monedha të tjera Cryptocurrency. Por kolegia e tij ishte këmbëngulëse.

“Ju nuk do të pendoheni për këtë”, i tha ajo. Ajo e vizitoi atë disa herë në fillim të vitit 2019, duke i thënë se mund të fitonte 10% në muaj. Më në fund, skepticizmi i tij u largua dhe ai bleu 860 dollarë kriptocurrency në platformën PlusToken.

Investimi që bëri u rrit me një normë marramendëse. Më pas ai investoi edhe më shumë, shumë më tepër. Në më pak se pesë muaj, ai bleu 86,000 dollarë Cryptocurrency.

“Po mendoja, cili është qëllimi i mbajtjes së parave në bankë?”, tregon Z. Seo, i cili është në fund të viteve të 40-ta ndaj  shkoi edhe te konferenca e  organizuar nga PlusToken. Ai iu tregoi edhe u tha miqve të tij për këtë investim dhe këtë platformë dhe shumë shpejt u kthye në një “kambist”.

Por në qershor 2019, gjithçka ndryshoi. Autoritetet kineze konkluduan që PlusToken ishte një mashtrim dhe arrestoi gjashtë shtetas kinezë që dyshohet se po e drejtonin  nga Vanuatu, një ishull në paqësor që i përket Kinës. Pas këtij momenti, platforma  ndaloi së punuari. Njerëzit nuk mund t'i nxjerrin paratë e tyre. Z. Seo dhe shumë të tjerë si ai, humbën qasjen në gjithçka.

Në tetor, një burrë i quajtur Leo, i cili tha se ishte shefi ekzekutiv PlusToken, deklaroi se “gjithçka është në rregull” përmes një video në YouTube. Por përpjekjet për të kontaktuar përfaqësuesit e PlusToken nuk ishin të suksesshme.

PlusToken ishte një skemë Ponzi. Ky ishte përfundimi nga Chainalysis, një firmë me qendër në Nju Jork që krijon softuer që mund të analizojë të dhënat e cryptocurrency dhe që mund të ndihmojë në gjurmimin e transaksioneve të paligjshme. Klientët e saj janë Zyra Federale të Hetimeve, Administrata e Zbatimit të Drogave dhe Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme.

PlusToken tërhoqi investitorët kryesisht në Korenë e Jugut dhe Kinë në vitin 2018 dhe gjysmën e parë të 2019. Ai arriti të mbledh paktën 2 miliard dollarë, tha Chainalysis.

Cryptocrime po zgjerohet. Skemat e Ponzit dhe mashtrimet e tjera që përfshijnë bitcoin dhe cryptocurrency joshën të paktën 4.3 miliardë dollarë nga investitorët në vitin 2019, sipas Chainalysis. Kjo shumë është më e madhe kur në 2017 dhe 2018 u mblodhën së bashku më pak para, rreth 3 miliardë dollarë në 2017 dhe 2018.

Pas një bumi të ofertave fillestare të dyshimta në 2017 dhe një numër hakerimesh në vitin 2018, skemat e Ponzi janë bërë ndër makineritë më të njohura për mashtrim. Skemat më të mëdha ishin edhe më frytdhënëset: Vetëm gjashtë mashtrime të orkestruara mirë ishin përgjegjëse për rreth 90% të fondeve të vjedhura vitin e kaluar, thotë Chainalysis.

“Ka një rritje të madhe të skemave që imitojnë mundësitë e investimit”, tha Kim Grauer, kreu i kërkimit në Chainalysis. Këto skema janë duke u bërë më të sofistikuara, më të madha dhe po arrijnë të futen në rrjedhën e ekonomisë duke viktimizuar investitorët naivë, tha ajo.

Ari dixhital

Mashtrimet, financimi i terrorizmit dhe aktivitete të tjera të paligjshme arritën të zhduknin gati 6 miliardë dollarë cryptocurrency në 2019.

Por flluska shpërtheu vitin tjetër. Numri i transaksioneve mesatare ditore në 2019, ishte rreth 325,000  duke shënuar një rritje prej rreth 13%, krahasuar me  288,000 në vitin 2017. Por, grafiku i vlerës së dollarit për këto transaksione ishte i sheshtë. Ai arriti në rreth 3.8 bilion dollarë në 2019, sipas firmës kërkimore TradeBlock, kundrejt 3.7 bilionë dollarë në 2017.

Ende ka shumë investitorë të papërvojë që kanë dëgjuar histori që mund të pasurohesh me bitcoin dhe mendojnë se dhe ata  mund të pasurohen gjithashtu. Mashtruesit përdorin naivitet kundër tyre, tha Christopher Janczeëski, një agjent special në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme, i cili ka udhëhequr hetimet kriminale që kanë të bëjnë me monedhat e huaja.

“Një pjesë e madhe është thjesht krim tradicional i veshur ndryshe”, thotë ai.

Agjencitë federale për zbatimin e ligjit, kanë qenë të gjitha të përfshira në hetime të ndryshme për veprimtari të paligjshme të bazuara në cryptocurrency.

PlusToken kishte një prirje por funksiononte si një Ponzi klasik, sipas Chainalysis dhe intervistave me viktimat e supozuara. Njerëzit hapën llogari në platformën PlusToken, duke investuar në cryptocurrency si bitcoin dhe ethereum. Platforma ishte gjoja platformë tregtimi në emër të tyre. Përdoruesve u ishte premtuar kthime marramendëse.

Autorët e dyshuar organizuan takime dhe konferenca të hollësishme. Ata prezantuan një rus flokëverdhë të njohur vetëm si Leo si shef ekzekutiv dhe u përpoqën ta reklamojnë atë si një njeri të famshëm. Z. Seo tha se ai pikërisht ky Leo i  kishte thënë se ai kishte qenë një zhvillues i inteligjencës artificiale në Google Alphabet Inc. dhe kishte siguruar qindra miliona dollarë investime nga familja mbretërore britanike. Për ta forcuar atë pretendim, një grup që e quan veten Aleanca PlusToken postoi një fotografi në faqen e saj në Facebook ku duket se Leo shfaqej në një pritje bamirësie me Princin Charles në Londër në vitin 2019. Nuk është e qartë se kush e mirëmbante këtë faqe.

Pa shumë informacione në lidhje me identitetin e tij, një zëdhënëse e Alfabetit tha që ajo nuk mund të konfirmonte nëse Leo kishte punuar ndonjëherë për kompaninë. Ndërsa nga Fondacioni Prince Charles, i cili përfaqëson Princin Charles, nuk u arrit të merrej ndonjë koment.

Marketingu agresiv u shua.

Chainalysis gjurmoi rreth 180,000 bitcoin, 6.4 milion eter dhe 110,000 tether që kaluan në kuletat e PlusToken. Duke llogaritur çmimet në kohë të ndryshme kur investitorët depozituan fondeT, u arrit në përfundimin se shuma ishte rritur deri në 2 miliardë dollarë.

Disa nga ato para duket se janë paguar për investitorët e hershëm, por Chainalysis tha që shumica e tyre u transferua në kuletat e mundshme të kontrolluara nga vetë operatorët.

Megjithëse skema të mëdha si PlusToken kanë tërhequr më shumë para, operatorët më të vegjël arrijnë  gjithashtu edhe ata të sjellin dëm. Gary Condry tha se ai ishte viktimë e njërit prej tyre në nëntor.

Z. Condry, një veteran 70-vjeçar i Ushtrisë në Wooster, Ohio, tha se ai filloi t’i shkruante një burri që e quante veten Jason Hanley, të cilin e gjeti në mediat sociale. Z. Hanley mbante faqe në Instagram dhe Facebook, ku promovoi një faqe interneti investimesh të quajtur cryptoinvestments247 dhe premtoi pagesa javore.

“Asnjëherë nuk kisha investuar në asgjë”, tha z. Condry, i cili tashmë ishte në borxh. “Bitcoin dukej si mënyra më e shpejtë për të fituar para”, shtoi ai.

Në fund të nëntorit, ai i dha Z. Hanley 200 dollarë, shumë kjo që u ndoq më pas edhe me 700  dollarë të tjerë në fillim të dhjetorit. Brenda disa javësh, investimi që ai kreu arriti në 17,000 dollarë.

Por, ky ishte një “peshkim” . Atij ju kërkuan edhe  1,700  dollarë të tjerë para se kompani ti paguante “fitimet”. Kjo nuk ishte pjesë e marrëveshjes së tyre, tha z. Condry. Pas një numri mesazhesh të indinjuara me tekst, ai tha se ai hoqi dorë nga përpjekja për të përfituar para nga fitimet e tij, apo edhe për të rimarrë investimin fillestar.

“Unë tashmë e humba atë”, thotë z. Condry. “Unë nuk e pashë më  atë”. Z. Condry tha se ai thirri prokurorin e përgjithshëm të Ohio për të raportuar ngjarjet. Por kur gazeta WSj arriti të kontaktojë me përfaqësuesin e kompanisë, Z. Hanley nuk pranoi të bëjë komente për investimet e zotit Condry ose cryptoinvestments247.

“Unë jam i njeri i zënë me punë”, shkroi  më vonë një mesazh ai. “Nuk kam kohë për gjithçka”. Një orë më vonë, llogaria në Facebook u fshi. Shumë shpejt pas kësaj, llogaria në Instagram u zhduk gjithashtu.

Në gusht, Z. Seo ishte në mesin e rreth 200 investitorëve PlusToken që paraqitën një ankesë pranë prokurorëve në Seul për të filluar një hetim për mashtrimin e pretenduar. Të tjerët në grup ende shpresojnë se portofolët e tyre PlusToken do të fillojnë përsëri të punojnë, tha ai.

“Kjo shpresë e rreme po vret njerëz”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë