Një grua mbeti e vrarë nga kunati i saj pasditen e kësaj të marte në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:40 në Bathore, në rrugën “Apollonia”. Burime zyrtare të policisë thonë se një konflikt i çastit, bëri që Agron Tanushi të vriste me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani.
Motivet e ngjarjes së rëndë momentalisht mbeten të paqarta. Pas vrasjes, Tanushi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe vijon punën për kapjen e tij.
Gjithashtu është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.