Para

Krijuesi i kriptomonedhës Ether shpallet miliarderi më i ri në botë

Vitalik Butterin, 27-vjeçari që krijoi Ethereum, kriptomonedhën e dytë më të famshëm dhe më të vlefshme është tashmë miliarderi më i ri në botë.

Butterin ka në pronësinë e tij mbi 330 mijë monedha me Ether me vlerë 1.09 miliardë dollarë.

Monedha digjitale e krijuar në vitin 2012, ka një vlerë tregu prej 376 miliardë dollarë. Së fundmi Ether kaloi vlerën e 3 mijë dollarëve për monedhë duke shënuar një rritje me 325% për 4 muajt e parë të vitit 2021.

Blerja e ether është rritur vrullshëm me nisjen e vitit 2021 paralelisht me rritjen e njerëzve për financa të pakontrolluara.

Butterin ka lindur në vitin 1994 në Moskë dhe u zhvendos më vonë me familjen në Kanada ku krijoi dhe monedhën digjitale. Më parë Butterin punonte në revistën e Bitcoin dhe tashmë është rivali kryesor.

Së fundmi, 27-vjeçari miliarder dërgoi 600 mijë dollarë në Indi për të ndihmuar luftën kundër Covid-19.

Burimi:Forbes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë