Shkencë

Krijohet tatuazhi i parë që ndriçon

Shkencëtarët krijojnë tatuazhin e parë të përkohshëm në botë, i cili është 30 herë më i hollë se flokët e njeriut dhe shkëlqen.

Tatuazhi i parë në botë i përkohshëm është krijuar nga shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar.

Llambat në miniaturë OLED ishin të integruara në një tatuazh të përkohshëm i cili ngjitet në lëkurë në të njëjtën mënyrë si versionet e zbukuruara me vizatime nga fëmijët, me ujë dhe një leckë të lagur.

OLED-të janë llamba me efikasitet energjetik dhe ato përdoren zakonisht në ekranet e pajisjeve, duke përfshirë telefonat dhe televizorët.

Tatuazhi është 30 herë më i hollë se një flokë njeriu dhe shkëlqen jeshil ndërsa është mjaft i ndritshëm për t’u parë me sy të lirë.

Shpresohet që kjo gjetje, e udhëhequr nga studiuesit në UCL dhe Instituti Italian i Teknologjisë (IIT), të mund të vendosë bazat të reja për tatuazhe të përkohshëm në të ardhmen.

Prototipi funksionoj me një burim energjie por studiuesit thonë se nëversionet e ardhshme me gjasë do të përdorin një bateri të vogël.

“Tensioni dhe rryma e kërkuar janë në përputhje me bateritë dhe optimizimi i OLED-ve përtej "provës së konceptit" do të zvogëlojë më tej kërkesat për energji ", tha autori i studimit Profesor Franco Cacialli, i cili drejtoi kërkimin së bashku me Profesor Jonathan Barsotti.

Pajisja aktuale ka pesë shtresa: letër e përkohshme tatuazhesh në dispozicion në treg, dy elektroda, një shtresë izoluese dhe një polimer i cili ndizet kur i nënshtrohet një fushe elektrike.

Polimeri që lëshon dritë është i trashë vetëm 76 nanometra, një fije e ADN-së është rreth 2.5 nm e tëra dhe pret OLED-të.

Në eksperiment, shkencëtarët arritën të nxisin OLED për të prodhuar dritë jeshile dhe ngjitën tatuazhin në paketim qelqi, plastike dhe letre.

Drita emetohej me shkëlqim të mjaftueshëm që të ishte e dukshme me sy të lirë me vetëm tetë volt fuqi.

Tatuazhet në dritë kanë qenë një qëllim i shkencëtarëve për një kohë të gjatë, por krijimi i teknologjisë ka qenë i vështirë për shkak të madhësisë.

Profesori Cacialli thotë se tatuazhet ‘e mençura’ do t'u sigurojnë njerëzve një gamë të gjerë mënyrash për të monitoruar gjërat. Mund të jenë për modën, për shembull, duke siguruar tatuazhe të ndezura dhe thonj që lëshojnë dritë', shton profesori Cacialli.

Në kujdesin shëndetësor ata mund të lëshojnë dritë kur ka një ndryshim në gjendjen e një pacienti.

Cacialli thotë se gjetjet janë dëshmi se tatuazhet e ndezura mund të komercializohen dhe të bëhen me çmim të ulët.

Puna e ardhshme jo vetëm që do të përfshijë rafinimin e furnizimit me energji të OLED-ve, por gjithashtu edhe bërjen e tatuazheve të funksionojnë në botën reale.

Ekspertët thonë se tatuazhet, nëse mbërthehen në lëkurën e njeriut, lehtë mund të lahen pas disa orësh.

“Tensioni dhe rrymat do të jenë aq të ulëta sa të mos sjellin pasoja të goditjes elektrike', tha Cacialli.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë