Ne rrjet

Krijimi i Ushtrisë Europiane, SHBA kundër: Rrezikon NATO-n!

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër ndaj idesë së krijimit të një ushtrie europiane, duke thënë se ky pakt ushtarak europian rrezikon të mbyllë jo vetëm kompanitë amerikane të mbrojtjes por edhe të minojë NATO-n. Pas premtimit të presidentit francez Emanuel Macron për krijimin e një ushtrie europiane, Europa ka krijuar dy struktura ushtarake që janë parë si mjet për mbledhjen e fondeve për këtë projekt. Por Presidenti Donald Trump ka reaguar me zemërim ndaj kësaj ideje, duke sinjalizuar se nëse projekti i krijimit të një ushtrie europiane çohet deri në fund, kontinenti nuk do mund të mbështetet më tek ndihma e pakushtëzuar ushtarake e SHBA-së.

Sekretarja Amerikane e Shtetit i për Armatimin, Ellen Lord kritikoi ashpër planet e BE-së në një letër drejtuar shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Uashingtoni tha se ishte "thellësisht i shqetësuar" se ky vendim do të nxiste një konkurrencë të panevojshme midis NATO-s dhe BE-së ".

Reagimi erdhi pasi Brukseli prezantoi planet e tij për të krijuar Fondin e Mbrojtjes Europiane(EDF) si dhe Bashkëpunimin e Përhershëm Strukturor (PESCO) një organizatë ushtarake që do të përfshijë vetëm vendet anëtare të BE-së.

Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se strukturat e propozuara "jo vetëm që do të dëmtonin marrëdhënien konstruktive NATO-BE, por edhe mund ta kthejnë orën mbrapa në diskutimet përçarëse të 15 viteve më parë."

Në Bruksel, toni dhe përmbajtja e letrës amerikane ka shkaktuar irritim të konsiderueshëm. Në një përgjigje të nënshkruar nga dy zyrtarë të lartë të BE-së, Brukseli kundërshton tërësisht akuzat e SHBA-së, duke shtuar se BE-ja "mbetet plotësisht e angazhuar për të punuar me SHBA-në si një partner kryesor në çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes" pavarësisht nga ndryshimet e planifikuara.

Presidenti Emmanuel Macron

Letra nuk është nënshkruar nga vetë Mogherini por nga zëvendës sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE, Pedro Serrano dhe Timo Pesonen, Drejtori i Përgjithshëm i Tregut të Brendshëm të Komisionit Europian.

Letra me katër faqe thekson se BE dëshiron të shmangë keqkuptimet dhe thekson se krijimi i strukturave europiane të mbrojtjes nuk ka për qëllim të konkurrojnë me NATO-n, por ka për qëllim të shtyjë vendet anëtare të BE-së të investime në mbrojtjen e përbashkët të bllokut.

Që nga marrja e detyrës, Donald Trump u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve europianë të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes duke i paralajmëruar madje se rrezikojnë të humbasin mbrojtjen ushtarake të Amerikës. Trump ka qenë gjithashtu kritik ndaj përpjekjeve të Europës për më shumë autonomi. Edhe pse me tone të qeta, letra e BE-së, megjithatë, nuk nënkupton asnjë lëshim ndaj Uashingtonin. Rregullat, sqaron letra, janë vendosur bashkërisht nga BE dhe janë "objektive dhe duhet të mbrojnë interesat legjitime të sigurisë".

Në përgjigjen e tij, Brukseli i rikujton SHBA-së, e cila dominon tregun e armëve globale, se duhet të japë më shumë kontrata për kompanitë europiane dhe t'u japë fund rregulloreve të kontrollit të eksportit që kufizojnë aftësinë e BE për të përdorur teknologjinë amerikane të armëve.

Por a është i nevojshëm krijimi i një ushtrie europiane?

Nga ana nominale, Europa ka një Shërbim të Veprimit të Jashtëm, një “ministri e jashtme” me diplomatë dhe ambasada. Por në praktikë, këto institucione janë të zbrazëta: asnjë nga vendet e mëdha evropiane nuk i merr seriozisht dhe shumicës se vendeve më të vogla nuk u intereson. Edhe pse ka dekada që diskutohet për krijimin e një ushtrie europiane, BE-ja ende nuk ka prezantuar asnjë strukturë të sigurtë.

Zyrtarë pranë presidentit Macron thonë se kërcënimi është real dhe se ushtria europiane është tashmë një domosdoshmëri strategjike, politike dhe ekonomike. Ajo, thotë Macron, do të shërbejë ndër të tjera edhe për t’i siguruar politikës së jashtme, mjete efektive të parandalimit dhe ndërhyrjes. Por për t’ia filluar, duhen qeveri të gatshme.

Në projektidenë e Macron nuk përjashtohet që pjesë e kësaj strukture të bëhet edhe Britania e Madhe, pas Brexit. Merkel e konfirmoi këtë. "Mund të jemi të hapur për anëtarë të rinj, edhe për vende si Britania e Madhe", tha ai.

Sipas ekspertëve, integrimi i ushtrive europiane me njëra-tjetrën, do të ketë gjithashtu edhe një efekt pozitiv në fushën e sigurisë së brendshme. Luftërat në Ukrainë dhe Gjeorgji kanë demonstruar se përdorimi i forcës ushtarake në Europë nuk është më një skenar i paimagjinueshëm. Por a do të jetë në gjendje kontinenti i vjertër të vetëmbrohet pa ndihmën ushtarake të SHBA-së? Kjo mbetet për t’u parë…

Angazhimi i SHBA-së në Europë

Nga gushti deri në dhjetor të këtij viti, NATO ka mbajtur më shumë se tridhjetë stërvitje evropiane, të mëdha dhe të vogla. Ato u organizuan në të gjithë kontinentin, nga Polonia, Republika Çeke, në Norvegji, Britani dhe Ballkan. Trupat e vendeve nga e gjithë Europa praktikuan pothuajse çdo gjë, nga lufta elektronike deri tek pushtimi.

Pas shumë vitesh reduktimi dhe udhëheqjeje, ushtria e SHBA-së në Europë ka filluar të ndryshojë kursin. Që nga pushtimi rus i Ukrainës në 2014, ushtritë amerikane dhe ato europiane kanë filluar të mendojnë ndryshe në lidhje me strategjinë e tyre.

Në prill të vitit 2018, tanket amerikane kaluan përgjatë rrugëve gjermane për herë të parë në 15 vjet. Tani ato qarkullojnë rregullisht përmes bazave në Poloni dhe shtetet baltike. Zyrtarët amerikanë, gjermanë, holandezë, britanikë, francezë dhe polakë takohen shpesh për planifikimin e strategjive të mbrojtjes nga kërcënimi rus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë