Para

Krifca: Për subvencionet, në 24 orë, 40% e totalit të aplikimeve të vitit të shkuar

Nga Gazeta 'Si'-Edhe në ditën e dytë të aplikimeve për Skemën Kombëtare ka vijuar fluksi nga fermerët.

“Sipas statistikave zyrtare deri tani ka shkuar në 22 mijë numri i fermerëve që kanë aplikuar për të përfituar nga Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi 2023”, tha ministrja e bujqësisë, Frida Krifca.

Krifca shtoi se kjo shifër është rreth 40% e numrit total të aplikimeve të regjistruara në vitin 2022 që ishin 49 mijë.

Nga shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rezulton se Korça është qarku që regjistron numrin më të lartë të aplikimeve me 3512 aplikime, ndjekur nga Fieri dhe Vlora me 3 343 dhe 2 187 fermerë aplikantë.

Kërkesat më të shumta, janë për të përfituar nga skema e naftës pa akcizë. Statistikat tregojnë se vetëm në ditën e parë për këtë skemë kanë aplikuar 7 676 fermerë nga 12 qarqet e vendit.

Mbështetja me naftë për fermerët këtë vit, ndryshe nga viti i shkuar, do të përfitohet vetëm për mbjelljet e sezonit të parë.

Aplikimet e ditës së parë janë kryer për një sasi nafte prej 1 679 813 litra naftë. Aplikimi zgjat deri në 11 prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë